• |
ide | kryesore

94-vjeçari telefonon policinë: Nuk kam me kë të ngre dolli për Krishtlindje

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Historia e një të moshuari nga Bolonja në Itali po bën xhiron e rrjeteve sociale. 94-vjeçari Malavolti Fiorenzo jeton i vetëm dhe ka telefonuar policinë për një arsye të pazakontë. Nuk kishte asnjeri me kë të ngrinte një dolli për krishtlindje….

“Përshëndetje, emri im është Malavolti Fiorenzo. Jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të shkëmbej dolli për Krishtlindje. Nëse ndonjë nga ju policët është i lirë , mund të vijë këtu 10 minuta të më shihni sepse jam vetëm… “.

Disa prej policëve shkuan në shtëpinë e tij dhe ngritën një dolli me të moshuarin e vetmuar. Kaq ka mjaftuar që festa të marrë kuptim për të moshuarin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *