• |
ide | kryesore

Covid/ Fillon vaksinimi masiv në Amerikën Latine

-Instant, Arkiva, Planet



Një infermiere meksikane u bë personi i parë në Amerikën Latine që mori një vaksinë për koronavirus kur vendi i saj filloi programin e vaksinimit të enjten.

Meksika ka marrë një dërgesë fillestare prej 3,000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Vendi ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve pandemike në botë, pas SHBA, Brazilit dhe Indisë.

Pak kohë më vonë të enjten, Kili dhe Kosta Rika gjithashtu filluan administrimin e Pfizer-BioNTech.

Argjentina gjithashtu planifikon të fillojë vaksinimin ditët e ardhshme por ka zgjedhur vaksinën e prodhuar ruse Sputnik V për fazën e saj fillestare, me një shpërndarje prej 300,000 .

Brazili, i cili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, nuk do të fillojë deri në mes të shkurtit, megjithë një rritje të fundit në numrin e rasteve.

Presidenti Jair Bolsonaro thotë se nuk ka në plan të vaksinohet. Ai beson se ka zhvilluar imunitet kundër koronavirusit pasi u infektua disa kohë më parë.

Në Meksikë, María Irene Ramirez, 59 vjeçe, shefe e njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin Ruben Leñero në Mexico City, ishte e para që doli vullnetare për t’u vaksinuar.

Kemi frikë, por duhet të vazhdojmë tutje … dhe unë dua të qëndroj në vijën e parë të zjarrit“, tha ajo më pas, sipas gazetës El Universal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *