• |
ide | kryesore

Djali vret babanë me thikë në Prizren

Arkiva, Lajme



Përgjaket Prizreni në ditën e Krishtlindjeve. Një 30-vjeçar ka vrarë babanë e tij me thikë.

“Diku rreth orës 13:20, Policia ka ndërhyrë, sapo ka marrë informacionin. I biri ka sulmuar prindin. Agresori është i moshës 30-vjeçare. 

Mjeti është i konfiskuar. Kemi edhe një dëshmitar okular të rastit. Nuk është sulmuar dikush tjetër prej anëtarëve të familjes, por drejtpërdrejt prindi. Babai ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha zyrtari policor.

Djalii ka dyshime se ka përdorur thikë për vrasjen e babait. Agresori M.H 30 vjeç u arrestua nga policia, kurse viktima është i ati i tij, një 50-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *