• |
ide | kryesore

Episodi i 30 viteve më parë/ Si e ka ndryshuar pushteti Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në një intervistë në Opinion, për disa nga njerëzit apo episodet që kanë shenjuar jetën e tij në periudha të ndryshme, Edi Rama ka rrëfyer, me aq sinqeritet sa mund të rrëfehet një politikan, momentet e 30 viteve më parë, kur për pak minuta ishte pjesë e Partisë Demokratike. Në një dhomë të Qytetit Studenti, në dhjetor 1990, Preç Zogaj ishte duke shkruar komunikatën e parë për mediat nga PD. Në dhomë, pjesë e grupit Nismëtar, mes të tjerëve, Gramoz Pashko, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, Arben Imami etj.

Rama sapo ishte kthyer nga Greqia. Tregon se mezi kishte pritur të  largohej nga ekspozita e tij e parë jashtë vendit dhe të kthehej në Tiranë. Shpërthimin e parë të protestave të studentëve e kishte humbur. Në podium ishin ngjitur të tjerë para tij. Ishte vonë.

Rama: Enver Hoxha, kafsha më e madhe politike e Shqipërisë

Komunikata që po hartohej në dhomë ishte një reagim për protestat në Shkodër. Ramiz Alia i kishte quajtur protestuesit “huliganë” sepse ato kishin thyer disa xhama, tregon Rama. Për habinë e tij, në deklaratën e PD-së, po përdorej e njëjta gjuhë. Formulimi ishte i papranueshëm për Ramën.

“Kam ardhur vonë, nga darka. Nga ora 6 apo 7. Ka qenë darkë. Më çuan te salla atje, një dhomë atje, dhomë konvikti. Shkuam. Futem atje, ishte i ndjeri Gramoz Pashko. Atë pashë të parin përballë. E njihja. “Urdhëro më tha ca do?”, sikur nuk më njihte. “Jam Edi Rama,- i thashë,- kam ardh për këtë punë. Të mjafton kjo?” Ndërkohë ndërhyri ky figura, që talleshim shumë me këto shkrimet e këtij Saliut. Talleshim shumë. Se ky ishte shumë komunist për t’u marrë seriozisht. Ne talleshim shumë. Se ishte ajo pjesa, që mundohej Ramiz Alia, donte të krijonte atë idenë që këtu mund të flitet. Ishin disa nga këta që ishin marrë si… Edhe thotë ky “Uh po, le të vijë ky, se na duhet për fushatë elektorale, se është i zoti i gojës”. E pashë një herë kështu. Në atë kohë, ato po formulonin një deklaratë, që ishte e para deklaratë publike e Partisë Demokratike, të sapoformuar për një ngjarje në Shkodër, se kishin ndodh ca ngjarje. Ramiz Alia kishte dalë dhe i kishte bërë copë.. “Huliganë” e ku di unë. Edhe këta, e ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë, që Preçi po lexonte atë tekstin. Edhe unë në një moment i them: Ku jam unë këtu? Ça është kjo? Po dëgjoj një deklaratë, po kjo është njësoj si me e pas shkrujt Ramiz Alia. Ne këtu, jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se ne nuk mund t’i themi atyre “huliganë” se kanë thyer xhamat, sepse në fakt ata janë njerëz që… të gjithë këtu janë njerëz që janë rrahur 50 vjet dhe nuk kanë pasur ndonjehërë mundësi të… dhe kjo është një mënyrë shfryrje dhe ne nuk mund të bëhemi njësoj… nejse. Dhe në atë moment Gramozi shkretë tha: Çfarë propozon ti? Unë i thashë: Luftë me Ramiz Alinë, ça të propozoj? Por unë nuk thashë “luftë” që të marrim armët. Edhe Gramozi thotë: Jo, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garanti i të gjithë këtij procesi dhe Partia Demokratike nuk do të vërë kandidat kundër Ramiz Alisë, do të jetë kandidat i përbashkët. Dhe ndërsa ti, nëse do të bësh luftë, ik e bëj ndonjë parti tjetër, se kjo nuk është për luftë. Dhe aty u çova ika. Leka Meksi më vuri këmbën “mos ik”. “Ik i thashë” dhe ika.

Rrëfimi, sado i ngjyrosur me nostalgjinë e 30 viteve të shkuara, dëshmon për bindjet dhe vendosmërinë e njeriut që nuk pranon kompromis, pavarësisht se gjendej në vendin që kishte dëshiruar të ishte prej kohësh: në bërthamën e partisë së parë opozitare në vend. Ndërsa dëgjon kryeministrin Edi Rama të flasë në vetën e parë për këtë personazh të viteve 90, ngjan e pabesueshme që bëhet fjalë për të njëjtin person.

Tym e flakë në Shkodër. I vihet zjarri selisë së PS (VIDEO)

Reagimi i Ramës për protestat që kërkonin drejtësi për Klodian Rashën është flagrant. 30 vite më pas ai përsëriti të njëjtin reagim që pati për protestat Ramiz Alia, sekretari i parë i Partisë së Punës në 1990.

Lexo edhe: Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Fjalë për fjalë, njësoj si Ramiz Alia për protestuesit e Shkodrës, Edi Rama foli për të rinjtë që kërkonin drejtësi për Klodian Rashën.

Huliganë pa atdhe, pa din e as iman, ata që mbrëmë i vunë flakën Pemëve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri” dhe për të vazhduar“një tufë hienash që donin të shqyenin dritare e dyer institucionesh“.

Lexo edhe: Konferenca për mbrojtjen e drejtorit të policisë/ Rama i vë sërish gjoksin Ardi Veliut

Protestat e viteve 90 nuk kanë të krahasuar me ato që erdhën më pas, për nga aspiratat apo nga rrethanat që u zhvilluan. Por fjalori që Rama zgjodhi të përdorë 30 vite më pas, tregon shndërrimin që ka pësuar ai nga pushteti.

Rebeli, që dikur kërkonte “luftë” me regjimin dhe që ngulmonte se protestuesit që kishin thyer ca xhama, të mos quheshin në asnjë mënyrë “huliganë” është i humbur në metamorfozë dhe në sfondin e rrëfimit të tij, nuk ngjall as irritim, por vetëm mëshirë.©Lapsi.al

 



28 Comments

  1. Shfaqja e mbremshme, e kuruar si gjithmone me kujdes maksimal, ishte si te tjerat e ketij lloji dhe stili, nje peshtirosje e madhe!
    Rama ndjen nevojen qe here pas here te beje retushin qe I nevojitet e “bilancit” te miqve dhe armiqve! Njesoj si Enveri dikur, qe retushonte ngjarjet dhe personazhet e asaj kohe, pas cdo plenumi apo kongresi….

    1. Ska asgje per tu cuditur. Pushteti te korrupton dhe kur pushteti eshte absolut korruptimi eshte absolut. Nuk e kam thene une .

  2. Rama ka kohe qe nuk degjohet sepse vetem mashtron, por kohet e fundit vec mashtrimit eshte bere edhe i merzitshem se dihet se cfare do te thote. Mbreme paska rene brenda se e ka pranuar edhe vete qe po flet si Ramiz Alia 30 vite me pare gje qe tregon edhe mungesen e fantazise ose tharjen dhe plakjen e trurit. Por ajo qe nuk thote Rama eshte se ai, bashke me Berishen ishin te derguarit e Ramiz Alise per te ndryshuar rrjedhen e levizjes qe sapo kishte lindur dhe per te marre kryesimin e partise se pare opozitare. Berisha doli fitues dhe Rama ende ia mban inatin per ati veti te Berishes qe atij i mungojne. Ajo qe kuptohet qarte duke lexuar ato qe ka thene Rama, del se ai po negicion fundin e vet. Pra nuk do qe te perfundoje ne shtepi pa qera

  3. Arrita deri te gjysma e tekstit te ketij Psikopatit!
    Kujton se e merre njeri seriozisht, pervec nja dy fevzinjve dhe 3-4 ballëve dhe elisave!

    Hera e pare qe ndiej meshire per te varfrin!

  4. FEZIU DO NJE TE INTERRNUAR SIC JA KANE BERE GJYSHEVE TE TIJ DHE HALLAVE TEZEVE ME DUKET KAME LEXUAR PREJ ROMANIT TE TIJ FEZIU PO I BENE BIOGRAFIN TANI PAS 30 VITESH DHE DONE QE TA RABILITOJ DHE SI POLITIKAN I VITEVE 90 MASKARAJ FEZIU PO BENE PROPAGAND PER RAMEN KY MASHTRUES SIC LEXOVA NJE LISTE TE NXJERR NGA EDUART NDOCAJ KY FEZIU BENTE PJESE TEK 1200 E SHQIPERISE KOMUNISTE POR TANI I RABILITUAR NE MENYRE IDEALE NGA BERISHA ME PAS NGA RAME DHE TANI PRONAR I SHUME PASURIVE DHE LEKEVE TE MARRA NGA STRAZBURKU POR RAMA DO JA MARRE DHE DO JA FUS NE B.. KETE PASURI SHPEJT SHPEJT.

  5. Gerdalla plere e ngaterron nje popull te tere me veten???, eshte maskara, esht iinjorant, sylesh,ngatrrestar, llapaqen i pa pare, eshte hajdut i pangopur, dyftyrsh,gjeloz ne maximum, per c do lloj veprimi i mbushet mendja qe vetem ai di te tjeret i quan kavje pa prejashtim qoft dhe femijet e tije ne se jan te vetet.Hedh gurin fsheh doren, genjeshtare i pa pare dhe degjuar, frikacak aq i madh se dhe miza kur kalon nga ai zverdhet, mos perfilles,imoral ne max,s ka ndjenja njerezore, super servil, e ku e ku pa fund???

  6. I privilegjuari i Bllokut paska qene kunder Bllokut, a ka gamor qe i beson keto brockulla.
    Sa erdhi nga Korfuzi direkt shkoi dhe kerkoi lufte me Ramizin..

    Bravo Blendi Fevziu, ja arriti qe nga dikur gazetari me i mire i Shqiperise te behet lavazhier “par exelonce”: E lau, e fshiu e qiti ne drite Ramen, te lumshin krahet o Blendi e meriton 100 lekshin bakshish.

  7. Qekan bashku dy qelbesirat nuk rrin dot pa honger mut me garuzhde,nuk gjeni ne bote kryeminister qe ta boj zyren si dyqon sporti dhe zhgarravinash

  8. Ishte nje interviste e porositur, nga ato qe ta shpifin dhe te bejne ta thyesh tv-ne nqs nuk

    ke mundesi te ndrrosh stacion apo ta fikesh. Edhe momenti i zgjedhur per ta shfaqur ne ekran

    ishte kunderthenes. dhe me qellim diabolik si nga i intervistuari dhe intervistuesi.

    Ishte nata kur gjithe bota perkujton dhe feston Krishtlindjen dhe TV-ja duhej ti a dedikonte

    emisionin kesaj feste te perbotshme dhe te gjithe te lutemi per paqe e harmoni mes njeri

    tjetrit, per miresi e begati per te gjithe e sidomos per te semuret, te neperkemburit kurse

    tv-klan dhe Fevziu per turpin e tyre na zene ekranin per dy ore me nje DJALL. edhe njeher

    turp, turp, turp.

  9. opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

    Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

    Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

    1. RAPORT I BYROSE POLITIKE TE KQ TE PPSH «PERFUNDIMET E ARRITURA NE PLOTESIMIN E PLANIT TE VITIT 1980 DHE DETYRAT PER VITIN 1981» 25 shkurt 1981 Shokë, Meqenëse analizën për plotësimin e planit të pesëvjeçarit të gjashtë dhe miratimin e projektdirektivave për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës për planin e shtatë pesëvjeçar 1981-1985 do t’i shqyrtojmë në një mbledhje tjetër të Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë, Byroja Politike mendon që në këtë mbledhje të analizojë kryesisht përfundimet e arritura në vitin 1980, me të cilin u mbyll edhe krejt pesëvjeçari i kaluar, dhe detyrat krye-sore që u dalin organeve të Partisë e të shtetit për të plotësuar planin e vitit 1981, që është njëkohësisht edhe viti i parë i planit të ri pesëvjeçar 1981-1985. Në vitin 1980 punonjësit e vendit tonë, nën udhëheqjen e Partisë me shokun Enver në krye, duke përballuar me sukses bllokadën dhe krizën e gjithanshme ekonomiko-financiare që ka mbërthyer botën kapitalisto-revizioniste, arritën suksese të rë– ndësishme në të gjitha fushat e ndërtimit socialist dhe të forci-mit të mëtejshëm të aftësisë mbrojtëse të atdheut. Kështu, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit industrial në’ vitin e kaluar, kundrejt vitit 1979, u rrit 7,1 për qind. Ky është-edhe ritmi vjetor më i lartë i arritur në krahasim me çdo vit tjetër të pesëvjeçarit të gjashtë. Megjithëse viti 1980 ishte një vit jo i mbarë për bujqësinë, vëllimi i prodhimit bujqësor ishte- më i lartë se në tre vjetët e parë të pesëvjeçarit, por më i ulët se ai i realizuar në vitin 1979. Në sektorët e tjerë të ekonomisë, si në atë të transportit, të qarkullimit të mallrave dhe të shër– bimeve komunale janë vërtetuar rritje, të cilat kanë qenë mbi dy herë më të larta se ritmi i shtimit të popullsisë.

  10. Une Edin e kam pas njoft ne vitet ’90 kur e kishte shpine te parku. Edi ka pas qene nja 100 here me shume rebel dhe antikomunist se spiunet e Ramizit qe morren peng PD.
    100 here me shume se Sali sekretari PPSH qe na thoshte kthehuni neper klasa se keto pune nuk behen keshtu…. pa llogarit lavdet per Ramizin naten e formimit te PD. Po ashtu Neritan Ceken e kam pa vete kur i ktheu njerezit nga ura e madhe e lanes….
    Sa mire qe kto bythqira nuk ishin ne shesh kur u hudh busti, se bustin e Dulles akoma aty do e kishim edhe per ca vjet te tjera.

    Ishin kohet kur flitej per ndryshim sistemi. Ishim vendi i fundit komunist ne EU dhe njerezve i kishte ardh ne maje te hundes nga komunistat. Situata nuk ka te krahasuar me 2020 kur “militante” si stresi thyejne xhama dhe nuk mbledhin as 100 vete.
    Nejse keto gjona Bushati nuk se si ti dije se ai rrinte ul dhe bonte si pidh i bukur te bordura.

    1. Ndërtimi i bazës ekonomikeMe shndërrimin në pronë tëtë socializmitpërbashkët shoqërore tëmjeteve kryesore të prodhi-mit e të qarkullimit dhe me përfundimin në përgjithësi tëkooperimit socialist të bujqësisë u zhduk në përgjithësi eko-nomia shumëformëshe dhe në vend të saj u krijua një sistemi vetëm socialist i ekonomisë. Në vitin 1960 sektori socialistpërfshinte 99 për qind të prodhimit të përgjithshëm industrial,80 për qind të prodhimit të përgjithshëm bujqësor, 100 përqind të tregtisë me shumicë, 90 për qind të tregtisë me pakicë.Afro 90 për qind të të ardhurave kombëtare u krijuan nga22 – 74337
      sektori socialist. Kongresi IV i Partisë, duke u mbështetur nëkëto ndryshime rrënjësore ekonomiko-shoqërore,kon-kluzionin_se në RP$11 ishte_ndërtuar baza ekonomike e lizmit si në qytet ashtu edhe në fshat.Me fj_toren e marrëdhënieve socialiste në prodhim, u zhdu-kën klasat shfrytëzuese, si klasë, dhe shfrytëzimi i njeriut prejnjeriut

  11. Qija robt, te tjeret i vrisnin ne kufi pse donin te iknin ilegalisht nga ferri, ky bobi shkonte hapte ekspozite ne Greqi:).

    U kthye me urgjence te luftoje “komunizmin” qe se linte te ishte i lire, te shihte bote me sy.

    E ca paskan qene komunistet, fallxhor te papare.

  12. EDI KA TE DREJT TE BEJ PROCA POR FEZIU KLANI KETA CFAR DUAN TE NA HEDHIN HI SYVE KETA MASKARENJE APO FEZIU FITOJ FJALA GJYGJYN E TOKAVE ME AVOKATI I QEVERIS GRUJA DHE AVOKATI I FEJZIVE BURRI PERFUNDIMI MILJONA ERO NGA SHTETI MOS U MERZIT BLEDI SI GJYSHERVE DHE ATURE TRE PLAKAVE QE SHKRUAJTUR VETE DO TA BEJ RAMA SHPEJT SHPEJT………

  13. Nje cope injoranti, halabak e rrugac qe nga lypes ne Paris, u be miliarder ne Shqiperi fame qorrit the shpk-se PS qe e solli.

  14. Cfare spektakli dje ne Tv Klan.Po te hapni trurin e Blendi Fefiziut brenda do te gjeni te gjitha sekretet e Shqiperise.Gjynah dikur nje gazetar i zoti sot ben qoka.U perpoqa ta ndiqja dje intervisten e kuruar deri ne detaj nga kompania prestigjoze dokumentareve dhe filmave me metrazh te shkurter “ Fuga News Network“por nuk munda dot.Dora pa marre fare komande nga truri kapi telekomanden dhe nderroj stacionin.

  15. RAMIZ ALISE TI MARRE TE KEQEN RAMA DHE KUSHDO TJETER, NUK I ARRIJNE AS TEK GISHTI I KEMBES!!!!
    ISHTE ME I MIRI, ME I SHKOLLUARI, ME INTELEKTUALI, ME MIREKUPTUESI, ME ME ZEMER DHE ME I NDERSHMI NGA POLITIKANET E KOHES QE IA DHA SHQIPERINE KAFSHEV ETE PA PARA DHE TE PA NGOPURA QE E SHQYEN!!!

    ATA QE BEJNE THYERJE, RREMUJA ETC, QUHEN HULIGANE KUDO NE BOTE DHE JANE MASE INJORANTE QE PERPUNOHEN NGA ATA QE DUAN TE ARRIJNE DICKA ME DHUME PER SHKAK TE PAZOTESISE ME ARGUMENTA E LIGJERISHT

    TURP PER ATE UDHEHEQJE QE KA SHQIPERIA, E CILA SIC E THA EDHE RAMA, NE CDO KOHE, PERFAQESON NIVELIN E TURRMES NGA EDHE DEL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *