• |
ide | kryesore

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të Nashville në SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëngjesi i Krishtlindjes ka nisur me një shpërthim të fuqishëm në qytetin e Nashville në SHBA. Raportohet vetëm për 3 të lënduar ndërsa dëmet e ndërtesave dhe makinave janë të shumta. Policia tha se dyshon se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Autori ka telefonuar në polici duke u shprehur se pas 15 minutash do të ketë një shpërthim bombe në kryeqytet.

“Zona duhet të evakuohet tani. Zona duhet të evakuohet tani. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona,” – thoshte mesazhi para shpërthimit.

Lëndja shpërthyese ishte vendosur në një rulot të parkuar në qendër të qytetit. Policia tha se mori një telefonatë se kishte pasur “të shtëna” në zonën turistike në qendër të qytetit në orën 6 të mëngjesit. Dyshohet se në qendër të sulmit kanë qenë forcat e policisë.
Kryebashkiaku i Neshvillit, John Cooper u bëri thirrje njerëzve të mos afrohen në zonë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet. Autoritetet kanë sjellë qen që nuhasin për bomba si dhe po kontrollojnë xhirimet e kamerave të sigurisë në zonë. ©LAPSI.al

A vehicle is on fire after an explosion in Nasvhille on Friday, December 25, 2020.

Emergency personnel work at the scene of the explosion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *