• |
ide | kryesore

Greqi/ Miratohet dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, kufiri detar tani në Hagë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Lajmin e publikon e para gazeta greke “To Protothema” në një reportazh të detajuar, ku thekson se me këtë hap ditën e Krishtlindjeve, Athina i dërgon një mesazh të hapur Turqisë, sidomos kur theksohet se, në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qeveria greke “rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën pikë dhe në zonat e tjera të ujërave territoriale”.

Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, thekson gazeta greke “To Protothema” duke shtuar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.



8 Comments

  1. Pallosh ja arrite qellimit ne menyren me meskine te mundeshme per te miren e grekeve .
    Nuk na thua sa milimetra katror perfiton vendi yne nga kjo 12 milshja ? 000000000000000
    Atehere pse e bere ?

  2. Krye k.edhe flalen Cameri e ka fshire nga tekset shkollore,tradhetar me damke. Ketij vemje nuk i dhimbset asgje shqiptare vetem bytha e tij ,zgjohuni shqiptar se kush po na qeveris.

  3. Ky vend u krijua nga Zoti , u mbrojt nga rilindasit e vertete , e rikrijoj Amerika dhe po e shesin politikanet per nje cope karrige . Ti je me i ndyri nder politikanet qe ka pare ky vend ne mot te moteve .

  4. Mediat greke thone se ishte nje mesazh per turqine , po per ne ? Mesazh turqise dhe karin shqiperise . Rrofsh o pallosh , rrofsh o te qifsha ropt mare e prape.

  5. Ku je o kolonel i kuq pashaj.o jevg te qifsha ribt.lehe per saliun e tani nuk flet o jevgjit.enveri i beri jevgjit kolonel.

    1. Poshte edhe Enver Hoxha me Esad pashen! Perse duhet te perzihet wdhe Saliu te cdo pazar i ramutakisit kete vetem ju rilindasit e dini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *