• |
ide | kryesore

Rama: Mjekët janë të parët që do të marrin vaksinën

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ditën e Krishtlindjes kryeministri Edi Rama, vizitoi mjekët e Covid-1, për të cilët tha se do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ai theksoi se dozat e para do të mbërrijnë shumë shpejt në vendin tonë.

“Jam shumë i kujdeshëm me fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën. Kështu që në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Ju do vaksinoheni shumë shpejt, cështje javësh besoj. Është në fakt situatë shumë e vështirë edhe për faktin se këto vendet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak nga sa kishin parashikuar, sepse baza prodhuese SHBA, presidenti i SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të cdo doze, kështu që pjesa tjetër e bazës që është jashtë SHBA, ka më pak doza dhe për fillimin është problem.

Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe ata ende spo i thonë publikisht shifrat sepse janë shumë më pak se cfarë kishin premtuar edhe ata, jo sepse s’kishin informacion por informacioni ka ndryshuar për shkak të dinamikës. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet sepse tani marrëveshjet bëhen shtet me shtet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompaninë, me Pfizerin, jemi shumë afër marrëveshjes me Astrazeneca, që besoj do të bëhet brenda këtij viti.

Edhe me ‘Modernën’ jemi në diskutim. U fol këtu për Maqedoninë e Veriut, përshembull, po ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar se do të japë, për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne. Ne nuk e kemi deklaruar këtë gjë se e para, është një shprehje dashamirësie po nuk është fakt, e dyta s’kemi dashur të bëjmë fjalë, por jemi shumë afër dhe kemi shumë besim që për ekipin e infektivit që do të jetë i parë që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.” tha Rama.



7 Comments

  1. Te paret qe do te marrin vaksinen dhe te fundit qe mund te marrin shperblim per sakrificat e bera gjate pandemise. Per ato te mjere qe vdiqen asnje fjale. Vucic e siguroi vaksinen vellai i tij rama jo, Cudi vajti edhe ne SHBA.

  2. Perse NUK nderton 3 Spitale Publike Rajonale te qeskes?
    I zhdepe me aloncesione.

    Doktoret shikojne rentjeret, parazitet se si marrin parate.

    Ndyrresi

    Nuk ke ndertuar asnje Spital.

    Vetem boje.

  3. Shikoj ata mjekë në fotografi që prej hallit rinë.Duket qartazi dhe pse me maska mezi presin të mbarojë maskarada.E kanë të qartë që vetëm ky tipi i rrallë ,propagandë po bën ,si gjithmonë.Njeri që snjeh turpin!!!100 vaksina thotë!!!A thu se janë 1 milion!!!

  4. Serbia ka nisur sot vaksinimin anticovid te mitrovices, ndersa shqiperia as e ka idene nese mund te vij ndonje vaksine se shpejti e jo më të kish siguruar vaksinen edhe per kosoven. Me siguri kryeministri pret ti bej ndonje bamiresi miku i tij vuçiç e pas mitrovicës ti dërgoj ndonjë parti sa për show.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *