• |
ide | kryesore

U infektua në azil, 100-vjeçarja i shpëton covid

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Në moshën 100-vjeçare ajo festoi Krishtlindjen e rikuperuar nga Covid. Protagoniste e historisë është italiania Giorgia Careno, e cila ka fituar sfidën e saj duke i mbijetuar virusit. Tashmë ka marrë edhe tamponin negativ.

“Nonna Giorgia” u infektua nga kontaktet me miqtë e saj në një azil në Modica, në provincën e Ragusa. Megjithatë, në ditën e Krishtlindjes, lajmi i shërimit mbërriti.

Ditët e fundit, vendi ku ajo jeton kishte regjistruar 15 pozitivë me virusin. Lajm i mirë është se gjysma e të moshuarve tani janë shëruar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *