• |
ide | kryesore

U plagos sot në Dibër/ 4 vjet më parë tentoi korruptimin e një prokurori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person u plagos në mbrëmje në Dibër sonte, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i Maqellarës. Faik Zeqja, 51 vjeç, mori një plumb në këmbë, ndërkohë që nuk dihen ende autorët dhe rrethanat e ngjarjes.
Zeqja ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që e shkuara e tij e errët mund të jetë bërë shkak për ngjarjen.

Me dy emra, 4 vite më parë, Faik (Fatjon) Zeqja u bë i njohur pasi tentoi korruptimin e një prokurori.

Zeqja arriti të nxirrte nga komisariati kamionin e bllokuar me dru falë një rryshfeti prej 200 mijë lekësh që ia dha prokurorit Tom Deda.

Video u publikua nga një emision investigative.

Faik Zeqja nga fshati Majtare i Dibrës është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij me targë AA 296 BC.

Policia e Dibrës në atë kohë sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohej për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.

Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Faik Zeqja që rezulton me 2 emra, ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt. Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë dosjen e tij.

Zeqja takon prokurorin Tom Deda, të cilit i jep 200 mijë lekë dhe më pas paraqitet në komisariat ku kamioni me dru shkarkohet dhe merr vetëm mjetin ndërsa lënda drusore mbahet në cilësinë e provës materiale. Kamioni i lirua me motivin se kishte dokumentacion të rregullt. Nuk ka asnjë të dhënë që ngjarja e sotme të ketë lidhje me çështjen ku 51 vjeçari është përfshirë disa vite më parë, ndërsa policia as në mënyrë zyrtare as jo zyrtare nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për ngjarjen e sotme.



2 Comments

  1. Arrestohen në Greqi Meta dhe Berisha. Ja për çfarë akuzohen,ja dhe nje tjeter shpellkare i pd bie pre e plumbave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *