• |
ide | kryesore

Vaksinimi i serbëve në Kosovë/ Ish-zv.kryeministri: Shkelje e sovranitetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas nisjes së vaksinimit të serbëve në Kosovë.

“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përmbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, – shprehet ai në “Facebook”.

Një ditë pas nisjes së vaksinimin anti-Covid në Serbi, Beogradi nuk ka humbur kohë duke filluar sot vaksinimin me “Pfizer” edhe të serbëve në Veri të Kosovës. Interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve.

Nisjen e vaksinimit në Veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, – ka deklaruar Vuçiç.



2 Comments

  1. Me duket nje cike qendrim cinik .

    Nese vdes une sepse nuk jam i zoti ta siguroj vaksinen tani…. , duhet te vdesesh dhe ti me mua .

  2. Ja sigurojn rilindoret kujt te duan. Mjaft tja bejn atyre qe e duan. madje nga sa te duan . Nga nje ne cdo an me mir akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *