• |
ide | kryesore

A e mbylli Xhemi Shehu karrierën në televizion

-Instant, Paparazzi, Slider



Këtë sezon televiziv, Xhemi Shehu nuk u rikthye në ekran si çdo vit dhe lart e poshtë qarkulluan lajmet që ajo u largua nga “Portokalli” dhe “Top Channel”.

Këto lajme i konfirmoi vetë Xhemi më vonë, ndërsa për “Revistën Who” ka treguar në një intervistë të gjatë se s’ka ndërmend të rikthehet më në ekran.

Moderatorja e cila u rrit në sytë e publikut, ka pohuar se nuk merr më kënaqësi nga emisioni “Portokalli”, ndaj do të duhet të ndodhë një çudi e madhe që ta shohim sërish në ekran.

Tashmë, Xhemi do t’i përkushtohet bashkëshortit dhe dy djemve dhe shprehet se e ka mbyllur njëherë e mirë me televizionin.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”.- ka treguar ajo.

“Po, ika si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës”.- ka thënë më tej moderatorja.



1 Comment

  1. Mesazhi eshte qe jam shume e pjekur per te bere kete gallaten me nderrim fustanesh cdo 10 minuta sikur t’jete me e rendesishme se rritja e femijeve apo se gatimi i nje dreke te hajrit, pavaresisht se e para per nje arsye te cuditshme quhet me emancipuese se e dyta. Ka ca pune qe jane shpikur dhe ekzistojne vetem se ka femra qe duan t’i bejne dhe i shohin si burim pavaresie. E vertete eshte qe asnjerit nuk do i mungojne nese zhduken dhe pikerisht per kete arsye nuk i sjellin asnje lloj pavaresie femres. Aty jane edhe me te steriotipizuara se ne kuzhine. O beni nje pune qe ia vlen o kthehuni ne kuzhine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *