• |
ide | kryesore

Analiza e “The Guardian”/ A rrezikon Trump ndjekjen penale pas largimit

Arkiva, F1, Kryesore, Planet



Mesditën e 20 janarit Donald Trump do të dalë për herë të fundit nga Shtëpia e Bardhë. Do të kalojë Lëndinën Jugore, do të hipë në helikopterin Marine One dhe do të zhduket.

Në atë moment, mandati “i çmendur” i Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë mbaruar. Por ka një tjetër aspekt të rëndësishëm, një tjetër sfidë të fortë që ai pritet të fillojë sapo të lërë presidencën. Në një shkrim të gjatë të britanikes “The Guardian” thuhet se nuk përjashtohet mundësia që ai të ndiqet penalisht për krime të kryera para se të merrte detyrën ose teksa ishte në Zyrën Ovale.

Gjatë 4 viteve të fundit Trump është mbrojtur nga përballjet ligjore nga një memo e departamentit të drejtësisë që përjashton ndjekjen penale të një presidenti në detyrë. Por në momentin që ai hipën në helikopterin presidencial mbrojtja e tij është shuar.
Prokurori i Manhattan, Cyrus Vance po heton intensivisht marrëdhëniet e biznesit të Trump. Fokusi është te “angazhimi i tij në Organizatën Trump” ku përfshihen edhe mashtrime të mundshme bankare.

Një hetim i dytë i madh po bëhet nga prokurorët e frikshëm federalë të rrethit jugor të New York-ut dhe që ka çuar tashmë në dënimin e ish-avokatit të Trump Michael Cohen. Ai u deklarua fajtor për shkelje me financat e fushatës në lidhje me “pagesat e fshehta” për Stormy Daniels, aktoren e filmave për të rritur që pretendoi për një lidhje me Trump gjatë fushatës presidenciale 2016.
Gjatë procedimit të ndjekjes penale, Cohen implikoi një individ të cilësuar si “Individi 1” si truri kryesor i krimit. Megjithëse hetimi u mbyll teknikisht vitin e kaluar, akuzat mund të rishikohen pasi të hiqet imuniteti efektiv i Trump.

E gjitha kjo është gjithsesi një sfidë e rëndësishme ligjore dhe e ashpër, e mbushur me rreziqe politike për administratën e ardhshme të Joe Biden. A duhet të hetohet dhe a mund të ndiqet Trump për krime të kryera para dhe gjatë presidencës së tij?

“Duket se administrata e ardhshme do të duhet të përballet me këto çështje” – tha Bauer, i cili është bashkautor i librit “Pas Trump: Rindërtimi i Presidencës”. Çdo përpjekje për ta bërë Trump përgjegjës penalisht në një prokurori federale do të ishte e para në historinë e SHBA. Asnjë president paraardhës nuk është ndjekur kurrë në një mënyrë të tillë nga pasardhësi i tij. Edhe Richard Nixon u kursye nga një falje të diskutueshme presidenciale e Gerald Ford.

Presidentët e mëparshëm janë prirur nga ideja se është më mirë të shihet përpara në emër të shërimit kombëtar sesa prapa në dështimet e paraardhësit të tyre. Ka dhe një arsye tjetër. Çdo ndjekje penale ndoshta do të ishte e gjatë dhe e vështirë dhe do të ishte një shpërqendrim i madh si dhe do ta ekspozonte presidentin e ardhshëm ndaj akuzave se ai po vepronte si një diktator tinzar që po përndiqte armikun e tij politik.

Që një procedim i mundshëm i Trumpit po diskutohet është një shenjë e natyrës së jashtëzakonshme të 4 viteve të fundit. Ata që argumentojnë në favor të veprimeve ligjore pranojnë që ka kundërshtime të fuqishme për të ndjekur Trump, por i nxisin njerëzit të mendojnë edhe për rrezikun e mosveprimit.

“Nëse nuk bëni asgjë, ju po thoni se edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është mbi ligjin, në fakt ai është. Kjo do të krijonte një precedent të tmerrshëm për vendin dhe do t’i dërgonte një mesazh çdo presidenti të ardhshëm se nuk ka kontroll efektiv mbi fuqinë e tij” – tha Andrew Weissmann, i cili ishte një prokuror kryesor në hetimin “Mueller” për një koordinimin mes Rusisë dhe Trump gjatë fushatës së 2016.

“Një nga gjërat që mësuam nga kjo presidencë ishte se sistemi ynë i kontrolleve dhe ekuilibrave nuk është aq i fortë sa mendonim, dhe kjo do të përkeqësohej duke mos i kërkuar llogari atij” – tha Weissmann për “The Guardian”

Bauer, i cili ishte një këshilltar i Biden gjatë fushatës presidenciale, por që nuk ka asnjë rol në ekipin e tij në tranzicion, është gjithashtu i shqetësuar se do të vendoset një lloj imuniteti i dyfishtë. Presidentët sipas tij nuk mund të ndiqen penalisht teksa janë në detyrë sipas rregullave të vendosura nga departamenti i drejtësisë, por nën një imunitet kaq të dyfishtë, nuk mund të ndiqen penalisht as sapo largohen nga Shtëpia e Bardhë në interes të “shërimit kombëtar”.

“Kështu presidenti është imun duke ardhur dhe duke shkuar, dhe unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë për t’u përballur me idenë se ai ose ajo nuk është mbi ligjin.”

Biden e ka bërë të qartë mungesën e entuziazmit të tij për të ndjekur penalisht Trump, duke thënë se do të ishte “ndoshta jo shumë e mirë për demokracinë”. Por ai gjithashtu e ka bërë të qartë se do t’ia linte vendimin prokurorit të tij të përgjithshëm të emëruar, duke ndjekur normën e pavarësisë së departamentit të drejtësisë që Trump e ka thyer vazhdimisht.

Demokratë të tjerë të njohur kanë marrë një pozicion më të fortë, duke shtuar presionin mbi prokurorin e përgjithshëm të ardhshëm për të qenë më agresiv. Gjatë debateve paraprake demokrate, Elizabeth Warren bëri thirrje që të ngrihej një task forcë e pavarur për të hetuar çdo korrupsion të Trump ose akte të tjera kriminale të tij në detyrë.

Kamala Harris gjithashtu mbajti qëndrimin se kjo linjë mund të ndiqet nga administrata e re. Zv.Presidentja e zgjedhur, e pyetur vitin e kaluar nëse do të dëshironte të shihte ngritje akuzash nga Departamenti i Drejtësisë, u përgjigj: “Unë besoj se ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër dhe se duhet, po.”

Ka disa arsye për të cilat departamenti i drejtësisë mund të detyrohet të përballet me çështjen e ngritjes së akuzave ose jo ndaj Trump. Ka zëra për një detaj ende të panjohur.

Weissmann tregon se administrata e Biden do të ketë qasje në një mori dokumentesh që më parë ishin mbajtur fshehur nga Kongresi gjatë hetimeve duke përfshirë dosje të agjencisë së inteligjencës dhe departamentit të shtetit. Janë komunikime zyrtare të dërguara nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump përmes postave elektronike dhe aplikacioneve të tyre të mesazheve të cilat mund të bëhen të disponueshme për tu hetuar. Ironike ta mendosh duke pasur parasysh faktin që Hillary Clinton u akuzua nga familja Trump në 2016 për përdorimin e serverit të saj personal të postës elektronike.

Por dy rrugët më të mundshme për nisjen e një hetimi penal do të kishin të bënin me përdorimin nga Trump të së drejtës së tij të faljes presidenciale dhe pretendimin e pengimit të drejtësisë.

“Trump firmosi një seri faljesh të karakterizuara kryesisht nga interesi politik”, – tha Weissmann.

Megjithëse fuqia e faljes presidenciale është e gjerë, nuk është siç ka pretenduar Trump, absolute – përfshirë edhe “të drejtën absolute” për të falur veten. Ai nuk është i imunizuar nga akuzat për ryshfet nëse gjendet se i ka ofruar dikujt falje në këmbim të heshtjes së tij në një çështje gjyqësore.

Për Weissmann, mënyra se si Trump ngacmonte vazhdimisht bashkëpunëtorët e tij Roger Stone dhe Paul Manafort me idenë e faljes në mes të ndjekjeve penale federale ndaj tyre ishte veçanërisht e papranueshme.

Ndoshta prova më solide e veprave penale të ngritura kundër Trump mund të ketë të bëjë me pengimin e drejtësisë. John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, shkoi aq larg sa të thoshte se për Trump, pengimi i drejtësisë për të çuar përpara interesat e tij politike ishte një “mënyrë jetese”.

Në raportin e tij përfundimtar të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë, Mueller zbuloi 10 shembuj të sjelljes së Trump që mund të interpretohet ligjërisht si pengesë. Mueller nuk pranoi të thoshte nëse ato i plotësonin standardet për të ngritur akuza. Edhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Bill Barr, sugjeroi që të mos e bënin këtë, por nuk dha asnjë shpjegim për mendimin e tij. Ai la të kuptohej se ndoshta do të ishte ndonjë prokuror federal në të ardhmen që do t’i rikthehej çështjes.

Një nga incidentet më të forta ishte kur Trump u përpoq të ndalonte hetimet ndaj tij duke urdhëruar këshilltarin e tij të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, të pushonte nga puna Mueller. Kur kjo u bë publike ai urdhëroi McGahn të mohonte të vërtetën. 

Weissmann, i cili luajti një rol kryesor në mbledhjen e provave kundër Trump në raportin e Mueller, tha se një pengesë e tillë shkon në zemër të arsyeve pse Trump duhet të përballet me ndjekje penale.

“Kur presidenti, pavarësisht se kush është, pengon një hetim të veçantë duhet të ketë pasoja” – tha ai. ©Përktheu LAPSI.al



20 Comments

  1. O lapsi tashme e dime antipatine qe keni për Trumpin, por mos u nxitoni te flisni per “zhdukjen” e tij sepse tregoni injorancën dhe keqdashjen tuaj. Pse mendoni juve se Trumpi do largohet? Se e tha nje paçavure e majte dhe e shitur si Guardian? Po median alternative të djathtë amerikane e keni lexuar juve? Patjetër që jo.

    E dini juve qe ka amendamente te Kushtetutës amerikane qe bëjnë të mundur qëndrimin e presidentit aktual kur janë vërejtur shkelje te rënda ne zgjedhje, siç ndodhi kësaj rradhe? E dini juve qe Trumpi dhe grupi i tij i gjeneralëve mund të përdorin opsionin ushtarak? Gjerat nuk kanë mbaruar akoma, prandaj mos u merrni me broçkullat tinzare te Guardian-it!

    Dhe e fundit, gjërat janë shumë fluide dhe do sqarohen më tepër me date 6 Janar 2021 kur mblidhet Kongresi amerikan të vendosë zyrtarisht per presidentin dhe këtu priten zhvillime te paparashikueshme.

    Prandaj mos hani m*t përpara kohe! Mos e bëni faktin e kryer! Gjithçka do qartësohet mbas 20 Janarit 2021.

  2. Miri mos u merr me gazetaret injorant qe behe google translate cdo shkrim qe gjejn kunder Trump. Lufta sapo ka filluar dhe mos u nxitoni me me shkrime te tilla se i beni dem portalit. Ne amerike si asnjehere me para jane vjedh votat me miliona ku jane kapur dhe ne kamera tamam si hajdutet qe vjedhin nje banke ne shtetitn e Georgia. Ka dhe plot raste te vjedhjes dhe mashtrimit elektoral prandaj prisni se skeni pare gje akoma.

  3. TRUMPI-t do ti rruajne Topet sic ja rruajten qe kur doli ne skene. Ky do i qisi ujin e zi marksitave dhe leninistave so JUST WAIT AND SEE..

  4. Ferkoni duart se do ndiqet. Po shkateronte sistemin e koruptuar ne Usa dhe ne Europe. Gjithe bota po e shikon se sa te koruptuar jane gjithe qeverite

  5. Ti rruni karet Trampit o komunista cifute bythqira. Paskeni gjet edhe gazeten e anglezeve kurva. Rrace shkerdhatash. Merrni prap ndonje jevg dhe shkoni per lesh shume shpejt.

    1. Komemt realist. Ca me siper ishin deshira shume ireale

      Nuk merret njeri me trump. Bide ka plane te tjera

      Shkrim pacavurre e gazetave propagande britanike

  6. Bota ka gjithsej 100 bilionere, 99 jane makuter qe nuk duan tja dine per njerzit dhe si jetojne ata.Nje qe doli ishte Trump qe mendonte per popullin e sulmuan nga te katerta anet. Ai uli papunsine ne shifra qe nuk ishin pare ne 4 dekada rriti pagat,uli ndikimin Kinez ne USA, hapi vende te reja pune, shkaterroj berthamen e ISIS,vuri ne rresht Evropen me ne krye Merkel te cilet kishin vite qe nuk jepnin 2% te GDB-se per NATO-n duke shkelur marveshjen.Te gjitha keto ne vetem 4 vjet dhe nderkohe i kishte te gjithe kunder.Zgjedhjet ishin nje vjedhje e paster, para 4 vjetesh Trump mori rreth 60 milion vota dhe fitoi kesaj rradhe mori rreth 70 milion dhe nuk fiton si ka mundesi,naten e e zgjedhjeve Trump ishte para me vota sa erdhi posta doli para Biden,Si ka mundesi te fitoj nje force politike e cila gjate fushates premton rritje taksash kur te marri detyren.U vodh me keq se ne Shqiperi.Ju ftoj te gjitheve te hyni ne You tube dhe te shikoni cpo ndodh me New York dhe Californi shtete ku Demokratet Liberal fitojne gjithmone po shpopullohen dita dites prej ligjeve dhe taksave te ketyre Fashisteve te cilet perhapin fake-news me ane te mediave te tyre.CNN eshte bere si ERTV.Turp demokracia po vdes ne vendin ku lindi.Vetem Trump duhet ne keto kohe te veshtira me ate ne krye bota do jete nje vend me i mire.MAGA

    1. Eh mor vëlla, ke të drejtë, nuk i dinë keta të lapsit ngjarjet reale ne Amerikë. Nuk arrijnë t’a kuptojnë se po ra Amerika, mori fund bota njëher e përgjithmonë. Por këtu do jemi, do presim datën 6 Janar 2021.

      1. O MIRI.
        Do dalesh te shkruash ketu ne 6 janar?
        Jam shume kureshtar ta shoh fytyren tende ne 6 janar. Po na flet sikur trampi na qenka zoti mbi toke. Dhe ter te tjeret djajt e cliruar nga ferri.
        Ameriken., nuk e beri TRAPI. Amerika e fort ka qen dhe me e fort do behet. Jo se iken e vjen nje president. Po se kan nje ekzekutiv te ngritur ne ligje dhe ne drejtesi.

        1. Shiko, ti dukesh qe as nuk e ke idenë, po fare fare, se si është gjendja aktuale ne Amerikë. Ajo ka qenë e forte po tashmë e keqja dhe degjenerimi jane futur thellë në të. Une nuk them që “Trumpi është Zoti”, por krahu patriotik që e ka vënë atë në krye dhe e mbështet ate, është i fuqishëm dhe aty qëndron shpresa. Ky grup ka ushtrinë me vete, që është gjëja më e rëndësishme. Po këto gjëra ti nuk i di.

          Ah more i shkretë sa poshtë ka rënë ekzekutivi, legjislativi, dhe gjyqësori ne Amerikë. Është për të vënë duart ne kokë. Por ti dukesh që je komplet i painformuar për situatën.

  7. I zgjidh vetë punët e saj SHBA se ka 300 vite sistem demokratik e Kushtetutë.
    Ama për një gjë duhet ta bëjnë top mëndjen majtistët shqiptarë.
    SHBA nuk ka për tu bërë kurrë, KURRË një shtet me sistem socialist apo narko-socialist.
    A mund të imagjinohet që amerikanët të zgjedhin president Albin Kurtin apo Edvin Ramën ???????????????????????/

  8. Per saktesi Amerika ka 244-vite demokraci e fituar me gjak. Perfundimisht edhe pse shume “vemje” duan dhe urojne qe trump te largohet nga krahu jugor e me Helikopterin One, kjo NUK DO TE NDODHE ! E SIGURTE ! Te tilla komente e me shume do ti bejme pas dates 6 Janar 2021, kur te shohim sesi do arrestohen, gjykohen e burgosen ata te cilet e gerryen per me shume se 20-30 vitet e fundit Ameriken dhe nepermejt saj edhe te gjitha demokracite kudo ne bote. Mos tju vije cudi kur te udhetoje edhe ky i gjati me byzylyke drejt USA, pasi e ka akoma te hapur ceshtjen e nderhyrjes ne ceshtjet zgjedhore, qe perben krim federal, pas vitit 2012 si gruaja-dashnorja e taksixhiut nju jorkezo-shqiptar. Do thoni eshte konsipracion ose enderr, ashtu ju them edhe une shikoni endrra deri me 6, pas kesaj date vazhdojme me tej…..

  9. Estabilishmenti i vjeter u rikthye. Ata i rezistuan Trump-it. Ata i vodhen zgjedhjet. Mjafton nje fakt qe babai i ndjere i Will Smith votoi dy here, qe ta kuptoni se cfare ka ndodhur. Ky estabilishment, ne fakt ka nen kontroll Europen dhe vende si puna jone, nepermjet shume mekanizmave, ku me i fuqishmi eshte Soros. Vetem kur Soros te ike nga kjo bote, Europa do jete me pak e varur (dhe me pak e korruptuar) nga USA. Mos harroni qe Europa shumicen e problemeve i ka ngaqe si parim ka demokracine. Mos harroni Rusine. Ajo cfare nuk ben qe Europa te mos jete rehat. Edhe Kina po ashtu. Keto dyja ndikojne shume edhe ne USA. Prandaj Trump e luftoi Kinen ekonomikisht, e beri tu paguaje Amerikaneve, kostot qe kishin humbur nga ikja e prodhimit ne Kine. Por Trump nuk e luftoi sa duhet estabilishmentin. Te pakten duhet tu priste fondet dhe financimet e fshehta. Por kjo lufte nuj mund te behej vetem. I duhej gjithe shteti dhe nje mandat i dyte ta perfundonte kete mision. Kjo nuk ndodhi, prandaj duhet te rikthehemi nen diktatun e estabilishmentit te vjeter, edhe ne Shqiptaret. Mos prisni demokraci dhe rregull. Paraja e zeze do kontrolloje edhe per 4-5 vite Shqiperine. Deri sa te rishfaqet Trump ose nje tjeter qe te permbyse estabilishmentin e vjeter. Dhe afer parase se zeze neper Shqiperi dihet kush eshte. Nese nuk ka nje vote te forte popullore kunder tij, Shqiperia rrezikon kolapsin dhe do na duhen edhe 20 vjet te tjera te rindertojme shtetin. Larg qofte, por shenjat jane te tilla qe Shqiperia mund te shkoje per lesh, ne interes te Sorosit dhe grupeve majtiste Europiane qe nuk e duan Shqiperine dhe Europen te bashkuar.

  10. Amerika pa Trumpin . Trumpi e ka strategjin kembet me nje kepuc xho gjumashit dhe koha kalon shpejt… Wait And See…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *