• |
ide | kryesore

Britania e Madhe teston ilaçin që krijon imunitet të menjëhershëm ndaj Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Shkencëtarët britanikë janë duke eksperimentuar një ilaç të ri që mund të pengojë ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit që të zhvillojnë sëmundjen shkruan The Guardian.

Sipas shkencëtarëve, terapia me antitrupa krijon një imunitet të menjëhershëm dhe mund të kryhet si trajtim emergjence tek pacientët e shtruar në spitale dhe te kategoria e riskut.

Medikamenti është zhvilluar nga Kolegji Universitar Spitalor i Londrës dhe AstraZeneca. Koktejli me antitrupa mund të garantojë një mbrojtje ndaj Covid-19t për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. Nëse aprovohet, do të përdoret fillimisht te personat që janë ekspozuar ndaj virusit në 8 ditët e fundit.

Studimi që përfshin spitale të ndryshme britanike dhe një rrjet prej 100 pikash në të gjithë botën. Nëse merr aprovimin e rregullatorit të Britanisë së Madhe mund të jetë i disponueshëm në masë që nga marsi ose prilli.

Avantazhi i këtij ilaçi është që të garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon virologia, Katherine Houlihan.



1 Comment

  1. ja dhe mashtruesat e planetin duan te hiqen qe kane zbuluar medicine,se nuk e absorbojne dot se vaksinen e prodhuan gjermanet,keto vetem llafe kane.
    Kurse gjermanet jane vital

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *