• |
ide | kryesore

De Laurentiis ofendon Pirlon dhe rrit polemikat: “Nuk është avokat, nuk komenton dot vendimin”

-Instant, Sport



“Deklaratat e Pirlos mbi vendimin e Coni? Pirlo duhet të jetë thjesht një trajner dhe të lërë përfaqësuesit e shoqërisë së tij dhe drejtorin e komunikimit për të dhënë një përgjigje interpretuese për atë që është një vendim i Shtetit. Një ligj i Shtetit në një rrëmujë si Covid që ishte i paparashikueshëm e të cilin shteti nuk u tregua i aftë ta përballonte. Çfarë bën? Vendos ligjin sportiv para një ligji shtetëror, duke rrezikuar dënimin nëse nuk e përfill atë? Një çmenduri, por Pirlo nuk është avokat si profesion, ai nuk njeh procedura të caktuara dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në nivelin e protokolleve që kanë ndjekur njëra-tjetrën, nuk dua të kapem me Pirlo duke i thënë ‘pirla’ (plehrë), do të ishte shumë e lehtë, ai tha atë që çdo trajner do të kishte thënë në mbrojtje të klubit të tij “. Ka shkuar rëndë me fjalët Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, në Radio Capital, duke komentuar fjalët e trajnerit të Juventusit mbi vendimin e Këshillit të garancisë Coni në favor të Napolit.

Pirlo në fakt është treguar i gatshëm të përsëriste ndeshjen kundër Napolit pa ndonjë problem, por e kishte gjykuar negativisht vendimin, duke argumentuar, se do të kishte mospërputhje krahasuar me atë që ndodhi me ekipet e tjera, të detyruar të luanin në çdo rast, pavarësisht nga shumë mungesa në formacion për shkak të Covidit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *