• |
ide | kryesore

De Ligt i përgjigjet aluduesve: “Nuk jam penduar kurrë që jam tek Juventus. Ja cfarë mësoj nga Bonucci e Chiellini”

-Instant, Sport



Në një intervistë të dhënë për The Athletic, Matthijs De Ligt ka folur për sa ishte e rëndësishme zgjedhja e tij për të mbërritur në Itali e tek Juventus: “Është një sfidë e madhe për një mbrojtës të vihet në provë në Serie A, por unë i adhuroj sfidat e mëdha. Mendova që ky ishte vendi më i mirë për mua e nuk jam penduar për zgjedhjen time. Jam vërtetë i lumtur. Jam vërtetë me fat, duke qenë se luaj me të gjithë ata që do ti shihja nëse do të isha një futbollist i ri” ka deklaruar mbrojtësi hollandez.

“Bonucci është vërtetë shumë i aftë në ndërtim e kështu flas me të dhe e shoh cfarë bën. Chiellini është shumë i zoti në markim e kështu mundohem të mësoj edhe prej tij. Luaj edhe me van Dijk në kombëtare. Por në fund, është e rëndësishme të zhvilloj lojën time e të mos filloj të imitoj askënd. E gjitha është të mundohem të përmirësohem sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi De Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *