• |
ide | kryesore

Deklaroi se u qëllua me armë zjarri në Dibër, policia zbardh gënjeshtrën e 52-vjeçarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Faik Zeqja është arrestuar për deklarim të rremë në Dibër, pasi u paraqit në spital me plagë në këmbë. Zeqaj tha se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar. Megjithatë pas hetimeve të policisë së Dibrës, u vërtetua që kjo nuk ishte e vërtetë. Zeqaj është plagosur gjatë një aksidenti rrugor me makinën e tij, i cili i drejtonte i dehur.

Sipas hetimeve, 52-vjeçari duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës është dëmtuar në pjesën e këmbës në momentin që ka zbritur nga automjeti. Më pas ai është dërguar në qendrën shëndetësore në Maqellarë duke thënë se plagët i ishin bërë me armë zjarri nga persona të tjerë. Pas vërtetimi se ai po udhëtonte në sens të kundërt,  Zeqjës i është bërë dhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *