• |
ide | kryesore

Dokumentat/ Ku manipulon Rama me 12 miljet në det nga Shqipëria dhe Greqia

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një valë akuzash dhe dyshimesh janë ngritur ndaj zellit që ka treguar kryeministri Edi Rama për të mbrojtur interesat e Greqisë në detin Jon. Me llogjikën se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, Rama iu përgjigj me të njëjtin vrer atyre që e akuzuan për “tradhti” dhe se iu fali detin grekëve, duke u pajtuar me dekretin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale deri në 12 milje, nga 6 që ishin dje.

“E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!” shkruan Rama duke i quajtur akuzuesit e tij si “llum” që duhet lënë në batakun e vet.

Dhe si prova se në qëndrimin e tij pro zgjerimit me 12 milje të Greqisë nuk ka asnjë tradhti, Rama ka publikuar dy dokumenta që tregojnë se si Shqipëria mori vendim të caktojë se ujërat e saj territorialë të shtrihen 12 milje.

“Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë!” shkruan Rama.

Lexo edhe: Greqia do shtrihet 12 milje në det/ Tirana u përgjigjet deklaratave të Athinës

Por çfarë thonë këto dokumenta? A bëri Shqipëria në vitin 1990 “fiks” të njëjtën gjë si Greqia sot? Nëse i lexon dokumentat në brendësi, kupton që situata e Shqipërisë në 1990 ka qenë krejt ndryshe nga ajo e Greqisë sot.

Shqipëria vërtet përcakton shtrirjen në 12 milje, por ky përcaktim nuk ishte zgjerim si në rastin e Greqisë sot, por ishte tkurrje e hapësirës detare të vendit tonë. Siç edhe shkruhet në njërin nga dokumentat që ka publikuar vetë Rama, Shqipëria kishte shtrirje deri në 15 milje detare, por me firmosjen e marrëveshjes së detit, pranon që të ketë shtrirje deri në 12 milje, siç parashikohet në Konventën për të Drejtën e Detit që ka firmosur.

Ish Komandanti i Forcave Detare: Greqia, kufi 6 milje me Italinë dhe Turqinë, pse me ne e duan 12 milje?

Nëse një vend vendos të tkurrë hapësirën detare si në rastin e Shqipërisë, shteti fqinj nuk ka asnjë arsye të kundërshtojë apo të ankohet. Në rastin e Greqisë, situata është e ndryshme, sepse nuk po ndodh tkurrje e territorit, por zgjerim nga 6 në 12 milje.

Profesori i të Drejtës ndërkombëtare dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori ka bërë diferencën mes dy situatave gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në shtator të këtij viti.

Zëri i Amerikës: Zoti Zaganjori, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Si Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, çfarë përfaqëson sipas jush vendimi i qeverisë greke për të zgjeruar deri në 12 milje, kufirin e saj detar?

Prof. Xhezair Zaganjori: Faleminderit për mundësinë për t’u shprehur për këtë problem. Unë nuk përfaqësoj ndonjë institucion. Flas si pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare. Por meqënëse e njoh problemin si pedagog por dhe për vendimin që përmendet aq shumë, kam qenë relator i çështjes dhe e kam hartuar vendimin, do përpiqem të jap mendimet e mia.

Sa i përket pyetjes që bëni, natyrisht, shtetet kur ndajnë hapësira detare mes tyre janë të detyruara të futen në bisedime mes tyre dhe kur çështjet nuk zgjidhen me marrëveshje përmes bisedimeve, i drejtohen një mekanizmi apo një mjeti paqësor për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, siç është Arbitrazhi ndërkombëtar apo Gjykata ndërkombëtare.

Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.

Prandaj më lini të sqaroj, në rastin konkret, bëhet fjalë për një nismë apo aksion diplomatik të palës greke, i cili për mendimin tim, duhet të përshëndetet, sepse synon që Greqia të përcaktojë Zonën Ekonomike Ekskluzive, është një nga hapësirat detare, përveç shelfit kontinental, ujërave territoriale, e me radhë, që ajo ndan me shtetet përreth. Ka përfunduar marrëveshje me Libinë, Egjiptin, Italinë e tani synon, me sa jam në dijeni, që ta përfundojë një gjë të tillë dhe me Shqipërinë dhe vendet e tjera, përfshi këtu, sipas njoftimeve në shtyp, dhe me Turqinë, ku janë probleme më të mëdha, me Mesdheun lindor. Prandaj, sigurisht, në mënyrë të njëanshme nuk mund të bëhen, por përmes dialogut ose përmes vendimeve të mekanizmave ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Po bëj një ndërhyrje të shkurtër. Ju thoni që kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Megjithatë, Shqipëria në vitin ’90, në mos gaboj, ka depozituar në OKB, kufirin e saj ujor deri në 12 milje…

Prof. Xhezair Zaganjori: Ne kemi korrigjuar. Konventa thotë se kur nuk ke një shtet tjetër përballë ke të drejtë t’i zgjerosh deri në 12 milje detare. Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë. Pra i shtrimë aq sa kishim mundësinë. Nëse nuk ka shtet përballë, në oqean, shelfi kontinental mund të shkojë deri maksimalisht deri 350 milje. Por nëse nuk ke shtet tjetër përballë apo bashkëngjitur.

Zëri i Amerikës: Pra ju po thoni që në rastin e këtij vendimi të Greqisë, kjo prek padyshim dhe interesat e Shqipërisë, sepse ka disa mendime për këtë çështje..

Prof. Xhezair Zaganjori: Unë di që Greqia, ka propozuar të zhvillohen bisedime dhe nëse nuk zgjidhet përmes bisedimeve, mjeti është për t’ju drejtuar një mekanizmi ndërkombëtar. Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marëdhëniet ndërkombëtare.

Berisha kundër Ramës: Nuk duhej t’i kishte pranuar “12 miljet” e Greqisë

Xhezair Zaganjori është relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese. Si i tillë, ka pak gjasa që Rama ta bëjë pjesë të “llumit” të batakut digjital që kërkon përfitime politike. Ndërkohë përpjekja për afruar si “fiks” të njëjta, dy vendime të ndryshme të Shqipërisë dhe të Greqisë, tregon se kryeministri Rama për të mbrojtur pozicionin e tij nuk ka argumenta dhe i duhet të kalojë në akrobaci.©Lapsi.al



35 Comments

  1. Po cfar ka ketu per te gabuar ,ky kurvi e ka dhier fare .O vellezrit e mi shqiptar ,vendi yne nuk ka pare kurre ne historine e tij te tille haleje ,ky eshte si kurva mbasi shkedhehet jo thote s bera gje.Vini re sapo erdhi ne pushtet perdori cdo menyre qe mos te kishte deputet cam ne parlamentin shqiptar ,dhe fjala e historia came mos te ekzistonte fare ne librat shkollore ,tani fal detin te greket ,pasi e fali ofendon dhe shqiptaret kurvi I burdellove te Frances .Thirje patrioteve te marrim fatin e atdheut ne dore.

    1. thirrje shqiptareve te turqis kosoves malit zi maqedonis ne evrop amerik kanada australi kudo,mblilluni ,agjenturat antishqiptare,e ben punen e vet shqiperia ne plan coptimi,ne skemi shtet klasa politike esht kthyer ne kompani biznesi,dhe shitur tek agjenturat,e huaja,shqiperija po jep shpirt,o sot o kurr ,mblilluni me perfaqsues fisesh te mella ne at shtet ku ka shqiptare me shum dhe merrni ne dor fatet e kombit ,shqiptaret kan nevoj te armatosen te mbrojn territorin lirin te drejtat dinjitetin jemi pa shtet ai qe njihet si shtet eshte kompani biznesi dhe agjentura,qe nje popull dhe komb zhyten ne mjerim

        1. Gjithsesi padrejtesija eshte shah mat kunder lojtarve te vet qe nga krijimi saj .keshtu qe ska shance te triumfojn .e verteta eshte si zjarri qe kush perpiqet te luaj me te.e djeg.padrejtesija eshte e afatizuar ne kohe qe nga krijimi.qe kur njeriu kalon kufijt largohet nga e drejta haku.jan tregues qe po i afron ora ndeshkimit.kush deshiron te dije sa e don Zoti vet le te shohin sa e duan njerzit.e kur njerzit e urrejn e ka urryer Zoti me pare ne tok pregatitet ndeshkimi per te kjo nuk eshte mendja ime por tregues profetik hyjnor.i.Zot ndeshkon ashper te padrejtit.shperblen vepermiret .dhe meshiron fal te penduarit.tani askush ska goj te flasin per mendimet qe populli i pushtum nga mafja antishqiptare prej nje shekulli shpreh manifeston populli shpreh natyralitetin njerzor si cdo njeri mbi siperfaqen e tokes.don te drejten dhe spranon padrejtesin .sejcili nga pushtetaret pati mundesin .qe tu ngjante fjalve me vepra por kjo ska ndollur .jemi grabitur plackitur llunuar per nje shekull tani erllet tek tabela stop fuqija popullit gjukimi popullit e drejta popullit kur ekziston padrejtesi mbi popull nga i quajturi shtet d.m th nuk justifikojn shteti pergjegjsit populli ka te drejten tua heq pushtetin kriminelve dhe menaxhojn fatin e vet

    2. I bej nje pyetje edvin rames. Ta thojn hapur ne sy te botes mos ti cmanget pergjigjes. Sikur gjykata nderko. Betare ti jaP te drejten greqis permes manipulimit ti pranon te japesh detin greqis. Fol hapur mos u fsheh. Nese po ate her po. Ke perfaqson ti seperfaqsuesi shqiptareve. Mbron interisin kombetar ceshtjen came esht jen e te drejtave te shqiptareve te kosoves malit zi maqedonis nuk jep territory nuk nderton varreza greke por kerkon te ndertohen perkujtimore came ne cameri. Nese kjo detajon e vertet ju si klas politike per 1 shekull jeni agjentura qe keni shkatrru shqiptaret dhe clirimi trojeve bashkimi shqiptareve fillon nga Tirana as nga trojet shqiptaret por qendra. Tani si popull si komb po monituran me imtesi cdo detaj zhvillimi per ti ven emrin. Qe meriton. Ate her kur tjeret mendojn se te do tin e eleminun I do ti behet me I fuqishem se e ndihmojn I malli ZOT NE RRALL TE PAR. Keshtu ju nuk ju duron toleron as lejon kush sikur gjith bota tu vijn ne ndihm e drejta haku nuk behet pazar as pAragjykohet por respektohet mbrohet me cdo cmim dhe jepet sikur e keni Marr pak me ngut por kjo eshte drug qe ju con drejt ndeshkimit tmerrues

    3. Shqiptaret duhen te mblillen ngado dhe ven keto qelbesira me shpatulla pa’s murit dhe pasur it kombetar te vihen ne do in e popull it zgjillje e to a. Perse tjeret te Marr in miliarda Duke qen ne te zotet e keti trolli ilir veni veshin mir ka tjeter group njerzor qe jN me qellime mefashiste se keta dun te Na helmojn permes smundjes vaksines marrin nenkontroll jeten dhe grabisin Gjithck Jan ven gjith ne rrLl per shkTrrim dhe grBitje ne nuk mund ti perballojm keto trysni te Mirorganizuar ndryshe vecse ne unitet o vllezerit e mi shqiptar ejani te gjith ne shqipri dhe vendosim shtetin ton te grabitur nga popujt zkllav shikoni konspiracionin plot dyshime mos beni vaksines. Se nuk ka do I per ne behuni unik ne vendin tuJ ilir ndryshe dhe emri do ju humbi n.

  2. Nuk do t’a lejne Greqine siç nuk e kane lane deri me sot, te tjere aktore se, per vllain qe ka ketu i jep edhe Shkumbinin…!!!
    Po ooooooo, çfare argumenti “bindes” ne e paskemi ba me heret, me pare dhe me lehtesi fare (ne me te zote se ata ?) ndersa, Greku na qenka i vonuar dhe mezi qenka kujtuar i shkreti me e ba tani qe i mbaron ketij mandati ketij te gjatit tone dhe legalizimin ia ben L- ja sapo…. (per te qene pune e kryer dhe e mbyllur me pushtetin dhe me Ato qe e presin pushtetin)…!!!
    Çe pyet…..

  3. Tradhetor, ti na nxive na le pa Atedhe
    Ti na cthure, na ckule, na cduke cdo fe
    varferi, roberi, poshtersi ti na pi

    O sternip i Kainit, teptil si bari
    Ti na shtyp e na ndrydh e ti gjakun na pi
    T na ther e na grin e per qef na ben fli

    (pjese nga “Marrshi i Barabajt ” te F.S.Nolit )

  4. Marveshja per detin midis Shqiperise dhe Greqise eshte nisur keq e po vazhdon akoma ma keq. Ska trasparence. Behen pazare qesharake ne kuriz te atdheut, per interesa personale. Duhet te reagojme fort e ti ndalojme keta alabak politik qe po na diskrtitiojne si komb.

  5. Une nuk habitem fare qe ky shet detin,kosoven,vjedh gjithcka qe u takon shqiptareve,vret,tallet me njerezit i perbuz,qihet ne byth etj etj.une habitem me opoziten qe nuk luan as gishtin e jo me te rrezoje kete ndyresi.ose politiken ketu e ben Sorros qelbesira.

  6. Ato punë i di lideri suprem, ju frymorët si shumë po jepni mend për këto gjëra madhore….

    E hodhi poshtë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me 6 milje të Saliut dhe ja jep tani me 12 milje Greqisë, që të mos i ngelte qejfi në të ardhmen grekve si dhe për pazar në ditë të keqe.

    Epo është vizionar lideri, e ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese që PD mos ta hedhi dot poshtë.

    Mbas vellazërimit me Serbinë, sulmet ndaj Kosovës, ndërhyrjeve idiote në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ku ka shumë Shqiptarë, tani dhe detin Greqisë, tregon që ky dhe sekti i tij nuk kanë limit se sa poshtë mund të shkojnë, s’keni parë gjë akoma…

  7. Vajti per nje vizite rutine ne Krete, Greqi ish ministri jashtem Ditmir Bushati…ju kujtohet?
    Atehere beri ca pershtypje ndonje foto e tij ku e kishin vene te kercente valle greke!
    Perfundimi – Paralelisht me kaseten “Saliu shiti 6 milje det te Shqiperise”, luhej dhe Vallja “Rama (inkonjito) i fal 12 milje det Greqise”

  8. Se pari, nuk ka shtet, nuk ka drejtesi, nuk ka prokurori, ne te kundert, kushdoqofte, por sidomos kryeminister apo politikan, i cili shkon si ato….., puthet, pefqafohet me Erdoganin, pastaj sapo mbaron pune merr shperblimin, kuptohet kenaqshem , e direkt vazhdon rrugen tek kundershtari i perjetshem i Turqise, Greqia,, por aleat historik kunder Shqiptarise, e gjoja nen rolin e ndermjetesit, po ashtu puthet e perqafohet me kete te fundit, duke i thene, mos e nga “vllane turk”, se oreksin tend per nafte, gaz etj pasuri nenujore, varreza nr jugun e shqiperise t, i plotesoj une me bregdetin shqiptar, e ku te doni, kuptohet, se nuk ka gje pa gje, por keto lloj pazaresh private, jane Cenim i integritetit territorial te Republikes se Shqiperise, e menjehere duhej kerkuar heqja e imunitetit e arrestuar. Krimi nr. 1, ky. Krimi nr. 2, cenimi i rende i sovranitetit territorial te trojeve shqiptare te kosoves, po ashtu rezultat i te njejtes dashuri me presidentin Serb, Vucic, aleati nr. 3 i dy te pareve, eshte sabotimi i qeverise legjitime te Kosoves, edhe keto besoj se jo pa gje, por me te tre armiqt historik te Shqiperise, kryeministri ben muaj mjalti, ne kurriz te interesave kombetare shqiptare, e me keto perligj: se pari gjenocidin serb, ndaj shqiptarve dhe pretendimin milloshevicjan se Kosova eshte Serbi. Se dyti perligj gjenocidin grek mbi popullsine came ne trojet e tyre, po toke shqiptare, e njekohesisht shemb nje here e mire problemin cam Se treti, perligj pushtimin 500 vjecar turk, e legjitimon shperberjen e shpopullimin e td gjitha trojeve nga shqiptaret nga ajo perandori e popullimin me serb, grek, turq e araboaziatik te te gjitha llojeve, duke zhdukur me mbi 70 % te identitetit shqiptar per 500 vjet, dhe ajo qe eshte me e rende, edhe trojet shqiptare brenda kufirit shqiptar, po ja u dhuron oligarkeve qe nga asgjeja ne darke u zgjuan milioner ne mengjes, buxhetin e shtetit e parate e taksapaguesve po ja u jep vetem atyre, po ju fal troje shqiptare duke shpronesuar pronaret apo ish pronaret, arabve, turqve, ka llafe edhe disa emisarve diplomatik qe jane zgjedhur enkas per shqiperine, duke i zgjatur jeten krsaj hordhie politike shtet shberes, jugun po e fal per varreza greke, e keshtu Shqiperia ka rene ne batak me keq se para vitit 1912. Besoj se ai qe i ben keto gjera atdheut e shtetit tij, nuk ka emer tjeter por vetem tradhetar. Por nje zot e din se cfafe pasojash do te kene veprimet e tij. Nese drejtesia nuk reagon e nuk do te reagoje, se ai e zhberi drejtesine, te pakten populli shqiptare te beje cmos, qe kete kryetar te rilindjes, bashke me gjithe grupin e tij te ashtu quajtur parlamentar, nje per nje e surrat per surrat ti flaki nje here e mire me voten e tij unanime, sepse keta nuk jane e majta shqiptare, keta jane pjesa me e degjeneruar, e korruptuar, e me antikombetare. Mos dhenia e votes, do te ishte shpetimi i vendit e njekohesisht cuarja e tyre ne banken e te akuzuarve, per demin kolosal qe i kane bere Shqiperise nepermjet orgjive e pazareve me njeri tjetrin e me ish shtetet pretenduese historike per troje e bregdet shqiptar, e me ligjet anti kushtetuese te porositura e votuara me prepotence nga ana e tyre. . Kush ka gjak shqiptari ne kete rast duhet te mendoje e te veproje vetem si shqiptar, sepse Shqiperia eshte ne gjendjen me te keqe qe ka qene ndonje here, po thuajse e shperbere ne thela, e nese vazhdon kjo lloj politike, nje dite do zgjoheni e do e kuptoni se jemi argat ne atdheun tone.

  9. Rama kryeministri i ‘Rilindjes’ deklaron ne Tv KLAN per Kullen e tij ne Surrel – “Vetem vile nuk quhet” dhe vazhdon “eshte kontribut i Lindes”(!)
    Pra edhe per ate Kulle atje ku e sheh kushdo rren si derr e jo me per ato 12 milje det te falur qe nuk i sheh dot njeri!
    Ketij derdimeni i shko per shtat ai llafi shkodran “Fjal e Rren”

    1. Drejt po flet or ti, kur e tento shitjen e detit Sala bejme lufte de more de, por ama kur detin e fal Rama edhe dy fish biles e bojme hallall e therrasim “Edi Rama Tungjatjeta, se pa ty nuk shtyhet jeta”

  10. po ju shqyejne trupin copa cora ka marre lejen rama nga kimi se lobi grek ne amarike eshte i forte o popull shqiptar turp se si ju kane katandisur

  11. Ne kemi fatkeqesisht nje KM qe eshte nje genjeshtar serial I semur. Kur genjen per videoe cfare nuk pret nga ky. Turp

  12. A KA NJERZ QE JETOJN NE SHIPRI APO VETEM TRADHTARI TURP PER POPULLIN E PA EDUKUAR NJE NJERI LUEN ME SHTETIN POSHT POPULLI U ZGJUE ENVERI I DYT KTA HAJVANA DURT MI MYT

  13. tregojini venfin me vote ketij dhe lulit me like ,ose mbylleni gojen se na cate karin ,luanet e tastierave…..

  14. Kur jeni ne opozit nuk ka patriota me te medhenj se ju politikanet . Kur vini ne pushtet nuk ka plaçkitesa dhe hajduter me te medhenj se ju . Mire qe plaçkisni gjithçka por u falni zengjineve edhe ate pak qe eshte e fukarait . Mire qe vidhni e shisni ça tju doje qejfi dhe si tju doje qejfi por edhe ofendoni e mallkoni nje popull te tere .
    Ne themi se po vjedh tek unaza e re ku 1km rruge kushton 25 milion euro me tvsh , ju thoni nuk doni zhvillimin .
    Ju i ngrini taksat si te doni e sa te doni e ne themi boll se jane shume te larta, i kemi rrogat si ne afrike dhe taksat si ne Norvegji , ju na thoni shteti me taksa mbahet . Dhe kur per çudi ne zeme vendin e trete ne bote per çmimin e larte te naftes , duke na e kaluar vetem Suedia dhe Hong Kongu , menjehere te shkone ne mendje sa do ta kene rrogen Zviceranet e “shkrete” ? Pse ata nuk i rrisin taksat per te arritur çmimin tone te naftes ? Pse nuk marrin per udheheqes te gjatin tone qe te jene te suksesshem?
    Kur ne themi se e shite shqiperine tek oligarket(qe ne fakt je vete ti) ti thu, ju nuk e njihni ekonomine e tregut .
    Kur ne themi se kriminelet jane veshur me uniformen e shtetit , ju thoni se gozhda del me gozhde sepse ne kete menyre ne kriminelet i sulmojme po me kriminela .
    Kur ne themi se injoranca ka kapur te gjitha foltoret e ketij vendi ju thoni injorantet jeni ju sepse keni vetem nje dipllome kurse ata kane nga tre-kater diplloma kristali ( te blera po me leket tona).
    Kur ne themi populli vlla i kosoves , ju thoni komshinjte tane kosovare jane shtet i pavarur .
    Kur ne themi po shet detin ju thoni se jeni llumi i ketij vendi .
    Automatikisht na lind nje pyetje idiote , çfare zallamahie me te madhe duhet te beshe ti o i gjati ine qe ne te kemi sikur edhe nje here te drejte ne ankesat tona ? A na lejohet te pakten te ankohemi kur kemi te drejte , te bertasim se po na dhemb shpirti kur ti na rreh , apo te qajme kur ti na tradheton ?
    Greqia eshte nje nga shtetet qe ka ministri te veçante per detin , eshte nje shtet qe ka nje nga stafet me te pregatitura per çeshtjen e detit , por per çudi u mungonte nje avokat i “zoti” si puna jote qe gjerat tju shkojne fjolle , i duhej nje avokat dhe nje maestro intrigash si puna jote qe ti mesoj se si ata duhet te veprojne .
    Menyra sesi ti e shite detin , ishte menyra me meskine , me e kamufluar dhe me e pabese qe mund te ndodhte .
    Historia , njerez si puna jote , i ka hedh ne kosh te plehrave .Ndersa ty ka per te te hedhur ne nje grope te madhe septike . Edhe atje o i gjati ine ti duhet ti kerkosh falje m*tit per ndotjen qe do ti shkaktosh .
    Historia perseritet , tradhetine te gjithe e duan , tradhetarin asnje .

  15. Nje gje nuk kam kuptuar deri tani , pse 12 milje kur ne nuk fitojme as edhe nje milimeter katror?
    Pse 12 milje kur ne e kemi largesine midis nesh shume me te vogel se kaq ?
    Pse palloshi duhet ta mbroje vendimin e greqise me kaq zell duke na quajtur ne qe e kundershtojme si llumi i vendit?
    Pallosh , je me i keqi i te keqinjeve . Tamam edhe muti ndjehet i ofenduar po te bashkohet me ty .

  16. RROFTE EDI PALLOSH RAMA , KRYEKURVA E QELBESIRAVE MAVI /
    SYRGJYNOSJA OSE VRAJA NE LITAR I LANE HESAPET ME TY O KERME ME FYTYRE NJERIU .

  17. More dreqer, pasket harruar se jua kam thene kur erdha ne pushtet po duket e pasket harruar –
    Po jua perseris prap – S’keni pare gje akoma!
    Nuk e kam thene kete vetem per opozitaret, por per te gjithe shqiptaret (perjashtu ketu vetem ato qe u kam dhene tendera e koncesione).

  18. Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

    Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

    Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.

  19. Po le ta marrin Greqia detin se ndoshta asaj i ben pune e ne dalte ndonje gje e hajrit poshte

    rritet mireqenia e Greqise e per pasoje edhe qindra shqiptareve qe jetojne atje qe do ndihmojne

    familjet shqiptare ketu. Ja pra sa holle e ka menduar KM-ja kete pune. Te lodhen Grekerit duke

    germuar nen det dhe te pasurohen familjet shqiptare. Ky eshte patriotizmi i vertete i KM-se

    qe ju nuk po e kuptoni se s’keni si ta kuptoni gjenialitetin e tij. Ashtu donte te bente edhe me

    veriun e kosoves qe Trepca ti kaloje Serbise dhe duke perfituar Serbia do perfitonin edhe shiptaret

    e Lugines se preshevcit e Bujanovskit por nuk e lane ca ” nacional-folklorista” ne Kosove dhe

    disa “Europiano-folkorista” ne Gjermani e Europe. C’faj ka KM-ja qe se kuptojne.

  20. Pirdhni, purdhni. Shume ere e qelbur vjen ketu te Kalemi.
    Me sa duket shume vetrasje do te ndodhin me 26 prill…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *