• |
ide | kryesore

Ibrahimovic sfidon CR7, kërkon rekordin dhe provokon me gishtin e mesit

-Instant, F1, Sport



Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë provokues e nuk e ka humbur imazhin e tij edhe në Krishtlindje. Sulmuesi suedez i Milan ka zgjedhur një mënyrë të cuditshme për të uruar Krishtlindjen. Një gisht i mesit lart, ai i Babagjyshit të Krishtlindjes, postuar në Instagram me dedikimin: “Merry Chriztmaz”. Nuk ngjan fare me mesazhet e hedhura në rrjetet sociale nga kampionë të tjerë të sportit, që janë të buzëqeshur e të lumtur pranë familjeve, por dihet: Zlatan është Zlatan.

E ndërkohë, rikthimi në fushë i Ibrahimovic mbetet për tu mësuar, por objektivi i suedezit është i qartë: të jetë në sfidën e 6 janarit kundër Juventus. Një ndeshje që me shumë mundësi do të thotë shumë për titullin kampion. Në rast suksesi të kuqezinjve, në fakt, skuadra e Pirlos mund të quhet jashtë luftës për titullin e 10 radhazi, ndërsa nëse CR7 e të tjerët do të triumfojnë në San Siro, atëherë lojërat do të hapeshin. Për këtë arsye, Ibra nuk do të mungojë.

Të siguritë, megjithatë, nuk ka ende asgjë, sepse dëmtimi muskular i pësuar në kofshën e djathtë është serioz dhe nuk duhen nxituar kohët e rikuperimit. Vështirë se do të jetë në dispozicion të Piolit për rinisjen e kampionatit më 3 janar në Benevento, por përplasjen me Juven nuk dëshiron ta humbasë dhe do të bëjë gjithçka për t’u përballur me kampionët e Italisë në një ndeshje që tashmë pritet shumë. Edhe për faktin se ka pak histori kuqezi për të shkruar. Deri më tani Ibra ka shënuar 78 gola për Milan, në të gjitha kompeticionet dhe në shënjestër tani ka një legjendë, bashkatdhetarin e tij Nils Liedholm, i trembëdhjeti në renditjen e sulmuesve të Djallit me 83 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *