• |
ide | kryesore

Inter i mbyll derën Barcelonës, Lautaro i paprekshëm: “Është mirë ku është”

-Instant, Sport



Dhuratën e Krishtlindjes, vetes e tifozëve të Inter, ia bëri duke u kthyer me gol në Verona. Tani, nëse dëshiron, Lautaro mund të shtojë një dhuratë të dytë: rinovimin e kontratës. Zikaltrit janë duke punuar për të zbrazur organikën (Eriksen, Nainggolan, Vecino, ndoshta Pinamonti, bashkë me Perisic) e për të peshkuar emrat e duhur për të vrapuar drejt titullit kampion (Paredes, De Paul, Gomez, Gervinho). E ndërkohë, që shohin me kujdes merkaton, Marotta e Ausilio janë duke hedhur ditë pas dite bazat për të blinduar qendërsulmuesin argjentinas. Në mënyrë indirekte, por jo shumë, e konfirmoi edhe Beto Yaqué, menaxheri i Lautaros, në një intervistë të dhënë për të përditshmen argjentinase Olè: “Lautaro ka edhe tre vjert kontratë. Kush kërkon ta marrë duhet të akordohet me Inter, por aty ai është i qetë, i lumtur. Luan e rritet”.

“Interesimi i Barcelonës? Jo, është mirë atu ku është” ka theksuar Yaqué. “Natyrisht po rritet duke mësuar. Ëshjtë një djalosh me potencial të jashtëzakonshëm, pa limite, që mund të bëhet një lojtar elite. Sot e vërteta është se, gjëja më e rëndësishme, është mësuar me shpejtësi me futbollin europian. Mbërriti dhe nisi të luajë gati automatikisht. E kur futej shënonte. Kështu, njerëzit mundën të admirojnë aftësitë e tij. Për atë që tregon në fushë i ka bërë njerëzit të afeksionohen pas tij e kjo është dicka e mirë sepse kështu u mundua të vazhdojë të tregojë sa vlen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *