• |
ide | kryesore

Liroi të dënuarit me burgim të përjetshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vendosë më 8 janar për fatin e gjyqtares Enkeleda Hoxha. Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentet se ka cenuar besimin publik dhe ka shkelur ligjin me vendimet e dhëna. Sipas ILD, lirimi i personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore para vuajtjes së plotë të dënimit, pranimi për ulje dënimi dhe pranimi i raporteve mjekësore të rreme të depozituar nga të dënuar janë vlerësuar shkelje e rëndë e ligjit. Më 8 janar KLGJ do të dëgjojë pretendimet dhe mbrojtjen e gjyqtares e më pas do vendos për fatin e saj.

 



4 Comments

  1. A i mori lejlat ajo, tani shkarkojeni sa here te doni. Ne fakt ajo vetem ka firkosur vendinin e urdheruar nga larte, prandaj nuk flitet per hetim dhe burg, por vetem shkarkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *