• |
ide | kryesore

Masakrimi i çiftit Pasho/Gjykata italiane: Elona Kaleshi pjesë e grupit kriminal, bashkëpunoi me 2 të tjerë për vrasjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykatësi italian Angelo Antonio Pezzuti, ka vendosur që Elona Kaleshi nuk duhet liruar sepse ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtore dhe është pjesë e një grupi kriminal. Për Kaleshin është vendosur mbajtja e saj në arrest me burg. Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave.

Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, sqaroi gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është përfshirë në një qark kriminal. Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon të cilët e kanë ndihmuar atë të copëtojë trupat, dhe më pas t’i transportonte në katër valixhe jashtë shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *