• |
ide | kryesore

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Basha: Lajm i mirë, por shumë i vonuar

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reaguar ndaj vënies në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pasi plotësimit me gjashtë anëtarë. Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë, Basha tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese. Këtë lajm Basha e konsideroi të mirë, por shumë të vonuar.


“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.


5 Comments

  1. PO SI E QUANI TE FORMUAR KUR NGA 9 ANETAR KA 6 MOR PLEHRA. APO SI PARLAMENTI QE FUNKSIONON ME 100 VETE NGA 140 QE DUHEN. INSTITUCIONE GJYSMAKE TE NJE SHTETI GJYSMAK

  2. Perjashtuar voneses asgje tjeter….!!!
    Si e paska nxjerr me zor edhe ate gjysem fjalie…!!!
    Çfare fatkeqesie eshte per kete vend dhe per kete popull…!!!
    Asnje fjale dhe asnje reagim pozitiv as ne ate pozicion komod qe ka se, per te thene te verteten e “gjese” apo per te pritur ndonje gja te hajrit prej Tij ne nje te ardhme as mund te imagjinohet…
    Mjerim pa fund

  3. Gjykata Kushtetuese prej tre ditësh është funksionale. Ringritja e saj, një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave, u përshëndet njëzëri nga ambasadorët e huaj në Tiranë. Një ditë më pas, kishte një reagim edhe nga Ilir Meta, ndonëse me natyrë shantazhuese ndaj 6 anëtarëve të saj, pasi deklaroi se nëse e shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur. Ndonëse tre ditë me vonese, një reagim erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

    I vetmi që nuk ka thënë asnjë fjalë është Sali Berisha. Njeriu që prej tre vitesh ka bërë me dhjetëra deklarata dhe ka dhënë alarmin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vijon të heshtë për ringritjen e saj. Gjatë këtyre tre ditëve, Berisha ka reaguar për çështjen e detit, për shkollat, për asfaltime rrugësh, për masat anti-covid, plazhe, largime nga puna etj., por asnjë fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

  4. Lajm m….i. Cdo institucion i ngritur duke shkelur ligjin eshte i destinuar te jete ilegjitim. Pra i dashur Lulzim kemi nje Gjykate Kushtetues te Paligjshme. Mos u be pjese e mashtureseve vendas e nderkombetar duke i hedhur hi ne sy shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu