• |
ide | kryesore

Raste të reja me Covid-19 Berat, infektohen personeli në spital e shkolla, të prekur edhe në Ujësjellës dhe OSHEE

-Instant, Lajme, Të fundit



Një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus, duke e çuar në 14 numrin e infermiereve të infektuara në këtë repart gjatë muajit dhjetor. Infektimet janë shtuar edhe në institucionet arsimore, ku më të prekurit rezultojnë të jenë mësuesit e zonave rurale. Covid-19 ka prekur edhe disa institucione të rëndësishme vendore dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Mes rasteve pozitive konfirmohet: 1 punonjës në sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat, 1 punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe 1 mekanik në fshatin Syzezë në Urë-Vajgurore. Në qarkun e Beratit mbeten aktivë 871 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *