• |
ide | kryesore

Video/ Buffon i shkruan Messit: “Faleminderit për birrën, po e marr si kompliment”

-Instant, Sport, Video



Pasi Lionel Messi theu rekordin e Pelè, Budëeiser, marka e famshme e birrës amerikane, ka njoftuar se i ka dërguar të gjithë portierëve të mundur në karrierë nga Pleshti (janë 160) një shishe të personalizuar me firmën e Messi e golin referues. Ai që ka marrë më shumë ishte Diego Alves, që në 17 ndeshje kundër Messi ka pësuar 21 gola e kështu që do të marrë po aq birra, ndërsa dy shishe kanë shkuar për portierin e Juventus Buffon.

Veterani i bardhezinjve është përgjigjur me ironi ndaj argjentinasit dhe kompanisë amerikane përmes profilit të tij në Instagram: “Bud… faleminderit për birrat. Po e marr si një kompliment. Kemi luftuar beteja të mëdha gjatë viteve! Përgëzime për thyerjen e rekordit të 644 golave me një fanellë të vetme Messi! Është vërtetë një rezultat i pabesueshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *