• |
ide | kryesore

Video/ Super gol i Xhakës: Arsenal dominon Chelsean në derbi

-Instant, F1, Sport, Video



Derbi i Londrës është i Arsenal, që i jep një shkundje kampionatit të tyre të vakët deri tani, ndoshta në momentin e duhur. Gunners kanë triumfuar 3-1 në Emirates Stadium përballë Chelsea, duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes e duke parë me shpresë drejt asaj europiane, që është tashmë 8 pikë larg. Ndalesë e fortë për Blues të Lampard, që megjithëse janë 3 pikë larg vendit të dytë, për momentin janë jashtë Europës.

Arsenal ka arritur që të fitojë në Premier League pas gati 40 ditësh pa fitore në Premier League. Fitorja erdhi pikërisht në derbin e Londrës ku skuadra e Artetas ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 në Emirates Stadium. Pjesa e parë nisi më mirë për Arsenal që kishin inciativën dhe në minutën e 32-të mori avantazhin me Lacazette, kur James shkaktoi penallti, duke penguar Kieran Tierney.

Gunners nuk ndryshuan sjellje, pavarësisht avantazhit, duke tentuar të mbyllnin sa më shpejt ndeshjen. Chelsea e kishte të vështirë të përgjigjej, por megjithatë mbeti në lojë deri në fund të pjesës së parë, kur Granit Xhaka shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 44, duke e lënë të shtangur portierin e Blues.

Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, ku Arsenali e nisi furishëm, duke shënuar edhe golin e tretë, që praktikisht e vulosi fituesin. Në minutën e 56 të ndeshjes Saka realizoi një tjetër gol spektakolar, duke e bërë të pamundur për të besuarit e Lampard të kthenin ndeshjen. Blues morën inisiativën dhe u munduan me goditjen e Thiago Silvës të futeshin në lojë, por në fakt rrezikuan në të 83 të kapitullonin, kur Elneny goditi shtyllën.

Goli i Abraham, përmes një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 85, nuk i ndryshon fatet e lojës, sepse edhe mundësinë e fundit, nga pika e bardhë e penalltisë Jorginho e coi dëm, duke dështuar përballë Lenos. Kjo është fitorja e parë e Arsenal në Premier LIgë që nga suksesi ndaj Mancheshter United me rezultatin 1-0 në Old Trafford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *