• |
ide | kryesore

Zjarr në spitalin që trajtonte të infektuarit me COVID-19, ndërrojnë jetë shtatë pacientë

-Instant, Lajme, Planet



Shtatë pacientë që vuanin nga COVID-19 ndërruan jetë sot, pasi një zjarr shpërtheu në një spital në periferi të Kajros. Autoritetet tashmë kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e tragjedisë.

Po ashtu edhe pesë persona të tjerë u plagosën, pas një zjarri që ra në një spital në qytetin Obour, pranë kryeqytetit Egjiptian.

Egjipti, një vend me 100 milion njerëz, deri më tani ka regjistruar 130,126 raste të COVID-19 dhe më shumë se 7,300 vdekje.

Pandemia e ka çuar sistemin shëndetësor në kolaps dhe sindikatat e punonjësve të kujdesit mjekësor paralajmërojnë se ajo mund të shembet plotësisht.

Në qershor, shtatë pacientë vdiqën në një zjarr në një spital të Aleksandrisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *