• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje- Berat mëngjesin e kësaj të diele. Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e automjeteve A. Gj., 47 vjeç, dhe H. Sh., 19 vjeç, të cilët mbetën të plagosur, ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vëndin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *