Pas takimit me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Lulzim Basha thotë se sipas të rinjve që takoi, ata kishin një konkluzion kryesor, që dështimi më i madh i Ramës në 7 vite ishte ekonomia.
Ai thekson se në 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe ajo çfarë mund të ofrojë për të ardhmen janë vetëm dështimet e tjera. Lideri demokrat kërkon një bashkim të qytetarëve për të sjellë ndryshimin që duan shumica dërrmuese e shqiptarëve.
“Të gjithë komentet e studentëve të ekonomisë me të cilët pata kënaqësinë të takohesha, kishin një konkluzion kryesor: ekonomia është dështimi më madh i Edi Ramës në 7 vite.
Gjatë këtij viti, ku krizës ekonomike iu shtua edhe pandemia, studentët u përjashtuan nga çdo lehtësi. Ata vazhdojnë të paguajnë të njëjtat tarifa, të cilave u sthohen edhe kostot e mësimit online. Rritja e papunësisë, mbyllja e qindra biznëseve dhe rënia e fuqisë blerëse kanë goditur shumicën e familjeve shqiptare të cilat patën ndihmën më të vogël në rajon dhe në Europë nga qeveria e tyre.
Njëra prej studenteve më tha se paguan tarifë shkollimi për master 2.1 milionë lekë. Ajo bën dy punë për për të përballuar si tarifën e studimit, gjithashtu dhe koston e jetës në Tiranë.
E ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve duhet të shkonin për të ndihmuar të rinjtë, familjet e tyre, ato vazhduan të shpërndahen tek miqtë dhe klientët e qeverisë përmes koncesioneve e PPP-ve korruptive.
Në 7 vjet Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim, rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti tarifat e studimit, nuk hapi 300 mijë vende pune, por detyroi afro 500 mijë shqiptarë të emigrojnë. Edi Rama renditi Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara sepse gjithë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve i ndau për klientët e tij. Prandaj vuajnë shqiptarët sot, prandaj të rinjtë e kanë mendjen të largohen nga vendi.
Është koha ta ndryshojmë këtë gjendje. Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera.” – shkruan mes të tjerash Basha.
Ai vazhdoi duke theksuar prioritetet e tij si kryeministër me një qeveri demokratike. ©Lapsi.al
Lexo më tej: Në një paragraf/ Cilat janë prioritetet e Bashës si kryeministër
Ty anglezet te marrin te keqen . A thua se demokracine e shpikem ne? A thua se ketu nuk komandojne kriminelet?
Zgjohu o Basha zgjohu !!!!!!!!!!!!!!!!
Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.
Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.
Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.
Do vi enveri t,u marri pronat dhe leket kulakeve e t’ua japi popullit. 🙂 🙂