• |
ide | kryesore

Dëbora, ARRSH tregon gjendjen në rrugët kombëtare dhe apelon për kujdes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ka sjellë paralajmërimin e Autoritetit Rrugor për qytetarët, që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” ARRSH njofton për gjendjen e akseve kombëtare, ndërsa bën me dije se autoritetet janë duke punuar që qarkullimi të vijojë normalisht.

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare:

-Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës.

Lexo edhe: Reshjet e borës zbardhin verilindjen gjatë natës

-Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës

-Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht

-Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Ndërkohë gjatë mesnatës verilindja është zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat kanë arritur nga 4 deri në 15 cm në zonat malore.

Ndërsa mjetet dhe makineritë borëpastruese kanë punuar gjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *