• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u zbulua banda e shqiptarëve që trafikonte drogë nga Spanja në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjentët e Policisë Spanjolle kanë shpërbërë një organizatë kriminale të vendosur në provincat e Malaga dhe Granada që ishte fokusuar në grumbullimit të sasive të konsiderueshme të hashashit dhe marihuanës, të cilat më vonë dërgoheshin në Itali përmes kamionëve të modifikuar me dysheme të dyfishtë.

Në një operacion të koduar “Limiti”, 6 persona u vunë në pranga nga të cilët 5 janë me origjinë shqiptare dhe tjetri është 1 spanjoll. Ata akuzohen për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje. Të gjithë janë lënë në arrest me burg.

Nga kërkimet në 2 shtëpi dhe një në një depo industriale është gjetur 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet luksoz i vjedhur, një kamion me rimorkio me frigorifer me dysheme të dyfishtë, një furgon dhe 3 makina.

Hetimet nisën nga policia e Malaga pas disa informacioneve që tregonin për një rrjet kriminal që merrej me trafik droge dhe që kishte bazat në provincat e Malaga dhe Granada. 4 nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinën që përdornin për të ngarkuar drogën në kamionë. Aty u gjetën edhe pistoletat, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara të makinave. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=VixD_Dnrkx4&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *