• |
ide | kryesore

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapi në befasi partinë më të madhe që i prin koalicionit qeverisës, LDK-në. Këtë nuk e tregon vetëm fakti se qeveria Hoti u kacavjerr me thonj deri në momentet e fundit, që kjo të mos ndodhte, por edhe mënyra se si LDK-ja po vepron më pas. 


Ajo ende nuk ka një kandidat për kryeministër për garën elektorale që pritet të mbahet në shkurtin e vitit të ardhshëm. 


Ndërsa lëvizja Vetëvendosje e ka të njohur prijësin e saj, ndërsa PDK- pas largimit të Thaçit e Veselit drej Hagës, nuk hezitoi të propozonte Enver Hoxhajn, ndërsa AAK që duket se nuk synon kreun e ekzekutivit, ka shpallur Ramush Haradinajn si pretendent për president, në ish partinë e Ibrahim Rugovës ngrenë supet dhe bëjnë të paditurin për njeriun që do i prijë listës për zgjedhjet e ardhshme. Dikush përmend emrin e Ministrit të mbrojtjes Anton Quni, dikush tjetër atë të ish ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, një tjetër atë të Lutfi Hazirit dhe ndërmjet tyre ka edhe nga ata që vënë në listë kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. 

I gjithë ky ngurim e ka një shpjegim. LDK e ka të qartë se si është gremisur në sondazhe dhe se çfarë çmimi elektoral ka paguar për formën se si e ngriti qeverinë dhe për mënyrën se si u soll ajo. 

Por, këtë radhë, duket se partia më e vjetër e në Kosovë nuk e ka luksin e dredhisë që përdori me Vjosa Osmanin, duke nxjerrë tjetër figurë që të gënjente votuesit dhe duke fshehur pa kuintave patriarkët që kishin në duar vendimmarrjen. 

Ajo do ta ketë tejet të vështirë ti shfaqet publikut me një profil politik, që nuk ka pasur asnjë rol në aktet e forta të vitit që po mbyllet dhe që nuk jep garanci se do të jetë deciziv në të ardhmen.

Pra, sado të rëndë ta ketë elektoralisht, ajo është moralisht e dënuar që caktojë si bartës të listës Avdullah Hotin. Eshtë ai që duhet të japë llogari për mënyrën se si ka qeverisur që nga qershori i kaluar, që duhet të gjykohet për për prishjen e koalicionit të ‘shpresës” dhe shtrmbërrimin me puç të votës popullore, që duhet të kërkojë miratim për shndërrimin në marionetë të Rik Grenellit, për heqjen dorë, nga reciprociteti, nga qëndrimi për mini- shengenin dhe nga shumë premtime me të cilat LDK-ja kishte kërkuar votën. 

Avdullah Hoti nuk mund ti shmanget gjykimit me zgjedhje për atë foton ku qëndronte si nxënës në zyrën ovale, duke duruar epitetet si përfaqësuesi i një vendi musliman të lindjes së mesme, të përfshirë prej dekadash në një luftë të përgjakshme. 

Ai nuk mund të fshijë kaq lehtë faktin se pranoi që përdorej për hir të fushatës elektorale në SHBA, duke vënë në rrezik interesat e vendit të tij.  

Por, nëse për partinë e tij Avdullai vlen po aq sa për kundërshtarët të cilët prej kohësh ia shqiptojnë mbiemrin me “K”, ai nuk mund të zëvendësohet nga një figurë pa peshë në vendimmarrjen e partisë. 

Nëse LDK do të ndryshojë kandidatin për kryeministër, ajo ka mundësi të luajë vetëm me dy emra, ose me Isa Mustafën ose me Agim Veliun.

Të dy ata, që nuk morën pjesë në zgjedhjet e tetorit 2019, që u fshehën pas Vjosa Osmanit në sloganin “kurrë koalicion me kapsit e shtetit”, u bënë përgjegjësit kryesorë për rrëzimin e qeverisë me Vetvendosjen, që doli nga vullneti i votuesve. Sipas traditës së një partie të madhe në bazë, por me lakej në krye, ata u shndërruan në vegla të Hashim Thaçit, që kishte vetëm një qëllim, fatin e tij personal.

Pra treshja Isa Mustafa, Agim Veliu, Avdulla Hoti, ishte vendimtare në ndryshimin e kursit të LDK-së, në shtrëmbrimin e vullnetit të votuesve të saj, në politikat që u ndërmorën pas 2 qershorit e mbi të gjitha në përjashtimin e Vjosa Osmanit që e kishin përdorur sa për të gënjyer zgjedhësit.

Në këtë kuptim, ata nuk e kanë luksin ti shmangen gjykimit të votuesit nëse kanë vepruar drejtë apo jo.

Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi real i LDK-së. Ajo ka përballë vetëm dy alternativa, që nuk e nxjerrin dot në breg. 

Nga njëra anë e kupton se çdo të thotë të kërkosh votën në publik duke shndërruar në ikona të fushatës puçistët e kastës së vjetër. Pak kush do tu’a falte dredhinë që organizuan.

Nga ana tjetër, është e ndërgjegjshme se nuk mund të luajë sërisht të njëjtin film, atë të emërtimit të një kandidati të panjollosur, por që nuk ka asgjë në dorë për vendimet e të ardhmes. Këtë herë vështirë se fabula do të kapërdihej prapë.

Prandaj partia e vjetër e Rugovës është në udhëkryq dhe e ka vështirë të emërojë një kandidat për kryeministër. Pasi çdo alternativë e ka përdorur deri në palavdi. Pasi çdo zgjedhje e përball me kulisat dhe dredhitë që ende te gjithë i kanë të frekëta në kujtesë.  

©Lapsi.al

 

20 Comments

  1. YMER GELBAZA BYTHLEPIRES I SALI BERISHES DHE EDI RAMES,BATON HAXHIU BYTHLEPIRES I EDI RAMES DHE HASHIM THACIT thotë:

    DULLA KOTI ESHTE VETEM BOLE KOTI,NJE ZAGAR I VJETER I KOHED KOMUNISTE,

  2. Me ca kam pare ne tv edhe ky kurti si tip autoritar duket. Tipik ballkanas e ka inat tja kthesh fjalen. Plus edhe shume majtas. Vk

  3. YMER GELBAZA KELLIRA PUBLIKOJE DOSJEN E EDI RAMES DHE PROVOJE SA I KUJT ESHTE GREGU,I KRISTAQIR APO EDIT?! thotë:

    OR ANDI PSE EDI RAMA NUK E NXORI NJE DOKUMENT PER TE VERTETUAR SE GREG KRISTAQ RAMA NUK ESHTE BABAI I GREGUT,DHE SE GREGUN E KA DJALE DHE JO VELLA NGA BABAI?!

  4. MBAS ZGJEDHJEVE TE REJA NE KS ,KESHTU DUHET TE JETE ,ORGANET E REJA SHTETRORE ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER,VJOSA OSMANI KRYETARE E KUVENDIT,DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES

  5. Kurti ka avantazhin si politikan “i ri” që nuk mund ta akuzosh për korrupsion pasi nuk ka qenë me ndonjë detyrë të gjatë shtetërore e po ashtu edhe nuk mund ta kritikosh se ka kryer ndonjë marëveshje ndërkombëtare në dëm të interesave të Shqipërisë.
    Pra e ka diferencuar nga politikanët e tjerë të Kosovës e Shqipërisë, statusi i tij “i pastër” si shtetar e ka përfituar edhe nga deklaratat patriotike që sigurisht kanë mbështetje në popull.
    Por ajme !
    Ndonëse në pushtet erdhi me një diferencë të vogël votash nga dy partitë e tjera më të mëdha, partia e Rugovës LDK e partia e Thaçit, PDK, në kohën e shkurtër që qëndroi në pushtet, u soll sikur kishte një mazhorancë absolute dhe prishi aleancën me LDK, duke shkarkuar nga detyra një ministër të kësaj partie.
    Po në të njejtën kohë, i forcoi edhe kritikat ndaj perëndimit, veçanërisht SHBA.
    Politikanët e Kosovës, nëse duan vërtetë të realizojnë njohjen e plotë të shtetit të pamvarur, duhet të heqin dorë nga propogandat ekstremiste majtiste anti-kapitalizëm, e të vihen në rolin e politikanit dipllomat e realist, pasi nuk ka njeri në botë të mos ta dijë se pa NATO-n , nuk do të ishte arritur pamvarësia e Kosovës.
    Ai politikan shqiptar që e haron këtë realitet, të më falë Bushati po fluturon me presh në b.
    Në Shqipëri PS me Ramën ka mbi 100 deputetë që votojnë për te, e arroganca qeverisëse ka bërë që në zgjedhjet lokale të dilnin në votime vetëm 18% e shqiptarëve që votuan për te.
    Kurti kishte vetëm rreth 25 deputetë nga 120 e sillej sikur kishte 80% të parlamentit.
    E kam edhe unë bindjen se LVV aktualisht ka më shumë mbështetje se partitë e tjera, porse kursesi nuk mund të sigurojë jo më 80%, por as edhe 51% të deputetëve të parlamentit të Kosovës.
    Bushati nuk i ka preferencat e tij vetëm për LVV e Kurtit në Kosovë, por mbështet edhe nismën “Thurrja” në Shqipëri si një lëvizje “e re”, kundër politikës së “vjetër” e për këtë nuk ka sepse të qortohet, pasi ai është deklaruar si i majtë, e të keqen e politikës shqiptare e sheh tek e djathta (PD) e nëse i është vënë kundër edhe ish partisë së zemrës, PS, këtë e motivon se Rama e ka bërë këtë parti po aq “të keqe”, sa Berisha bëri PD.
    Si një shqiptar i djathtë me bindje, i kujtoj cilitdo “të majti” shqiptar, se cilado lëvizje majtiste në Shqipëri apo në Kosovë, nuk mund të konsiderohet si “e reja” në politikë por si një e vjetër e perënduar me pasoja deri tragjike për popullin tonë.

  6. Ka dy gjera qe e bejne situaten ne Kosove me optimiste se ketu per momentin.

    -E para -ne Kosove nuk vidhen zgjedhjet, dhe nuk perdoret krimi i organizuar dhe forca e mekanizmat

    e pushtetit per te deformuar vullnetin e votuesve si ketu ne Shqiperi.

    -E dyta dhe me e rendesishmja degradimi nuk ka mberritur deru ne qelize si ketu. Atje akoma

    vihet ne balance kush ben me mire e kush me pak mire kurse ketu gjykohet kush ben me

    keq dhe kush ben edhe me keq, kush vjedh miliona e kush vjedh miliarda, kush e shkaterron

    te tashmen apo kush e shkaterron te tashmen e te ardhmen, kush na merr djersen apo kush

    na pi gjakun.

  7. Nuk e di Bushati zbuloi Kosoven apo Kosaova zbuloi Bushatin?
    Paska ngel Kosova ne dor te Shkulakut,mjere Kosova.
    Keto karrlliqet e Bushatit jane tip parfumi kurvash.
    Pse pak gazetare dhe figura te shquara ka Kosova krahasuar me keta kalamaj mamaje qe japin vijen e kurverise?
    Mjere Kosova ne dore te kujt ka ngelur.
    As ne nevojtore nuk shkohet me keta palaco sallonesh.

  8. YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO DO TE SHPALLEN ME VOTE KOMBETARE BYTHLEPERISAT E VITIT 2020

  9. Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

    Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

    Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.

  10. Eshte fundi normal qe e pret kedo qe kerkon te kacavirret ne politike duke qene kukull ne duart e te huajve. Qe kerkon te rrije ne politike jo me mbeshtetjen brenda vendit por me kulisat nga jashte.

  11. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

    Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë!

  12. Fund “pa lavdi” mund të kenë ata politikanë që bien nga pushteti me mocion mosbesimi në parlament, po nuk më duket se këta tre politikanë të LDK, veçanërisht Hoti, pati një “fund pa lavdi”.
    Asnjëherë nuk është dëgjuar z.Hoti që në publikimet për marëveshjen me Serbinë , të mos ketë përmendur kërkesën e reciprocitetit në këtë marëveshje.
    Njëlloj si Kurti.
    Gjykata Kushtetuese nxori të pa vlefshëm mandatin e një deputeti që nuk ishte i LDK e kjo ishte arsyeja që Kosova kaloi përsëri në zgjedhje.
    Deri tani si “politikanë të lavdishëm” janë konsideruar krerët e UÇK, po ku janë ata ?
    Ti lemë pra mënjanë abuzimet me “lavditë” e sa i takon politikës në Kosovë, duhet përgëzohet për realitetin se atje janë zhvilluar përgjithësisht zgjedhje të rregullta, ndryshe nga Shqipëria.
    Për një rast nuk mund të bëhet përgjithësimi

  13. Çdo gjyq ka gjithmnë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek dhe një me atë shqiptarë. Pra kemi qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë Marrëveshjen e 2009 dhe qeverinë shqiptare që do një interpretim të ri.

    Tani ne duhet të presm se kush do fitoj, aleanca e qeverisë Greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i qeverisë shqiptare.

    Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitoj një palë shqiptare ka për të fituar, ose qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me qevernë greke që duan atë det që na la Marrëveshja e 2009.

    Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu