• |
ide | kryesore

Ka ndërtuar një disko, për një festë të çmendur me 500 persona: zbulohet plani i Neymar, plasin polemikat

-Instant, Sport



Deri në Vitin e Ri mbeten ende edhe 4 ditë, por Neymar ka përfunduar që tani mes polemikave. Sulmuesi i Psg, që është duke rikuperuar nga dëmtimi në shtëpinë e tij në Magaratiba në Brazil, ka organizuar një festë të çmendur, ku janë ftuar 500 persona, për të kaluar së bashku mbrëmjen e 31 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur O Globo, sipas të cilit, sulmuesi i PSG ka ndërtuar një diskotekë pikërisht për këtë ngjarje, ku nuk do të lejohen celularët. Në Brazil kanë shpërthyer menjëherë, me të drejtë, polemikat për shkak të situatës me koronavirus, duke qenë se Brazili është vendi i tretë në botë për të infektuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *