• |
ide | kryesore

Në një paragraf/ Cilat janë prioritetet e Bashës si kryeministër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë takimit të zhvilluar sot me studentët e Fakultetit Ekonomik, Lulzim Basha përmblodhi prioritetet e tij kryesore, nëse bëhet kryeministër i vendit.

“Unë ju siguroj se si kryeministër i ardhshëm prioritet do të kenë praktikat mësimore për studentë, do kenë subvencionimi 100% i tarifave për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Prioritet do të jetë programi ynë për subvencionimin e fermerëve me 100 milionë euro në vit. Prioritet për mua do të jetë taksa 9% që Shqipëria të jetë konkurruese me rajonin dhe të thithë investime të huaja. Prioritet për mua do të jetë rritja e pensioneve dhe jo 10 oligarkët pranë qeverisë, dhe ky është një objektiv i shpallur të cilit do t’i shkojmë deri në fund me vendosmërinë më të madhe brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Dhe meqë ju jeni student të ekonomisë, po ju them që ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes sonë të ardhshme”, u shpreh Basha para të rinjve. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. Sa mire do te beje se po torturohen femijet e tu ne Hollande dhe Ilirit ne Angli duke i trajtuar si skllever emigrante.

  2. Kur mendoj se Luli, mund te behet kryeminister…. Qesh hahahahahahahaah.
    Pastaj e mendoj… Dhe qaj oiiiiiiiii oiiiiiiii.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *