• |
ide | kryesore

OSHEE: Defekte nga moti i keq kryesisht në zonat veriore, më të prekurat Kukësi e Vlora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



OSHEE ka dhënë informacion zyrtar mbi defektet që kanë ndodhur orët e fundit prej motit të keq me erë, shi apo borë në të gjithë Shqipërinë,

Sipas OSHEE, bazuar në informacionin e mëngjesit deri në 15:00 kryesisht defektet janë në veri të vendit, por më të prekurat janë Kukësi e Vlora.

Defektet janë të tipit këputje kabllosh, përcjellësash apo izolatorësh.

OSHEE jep detaje: 

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.

Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.

Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.
OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.



1 Comment

  1. Çfarë moti i keq!?!? Sa metra borë ka rënë!?!? Sa gradë minus është!?!?
    Ku është reforma në sistemin energjetik!?!?
    Rroftë ripjella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *