• |
ide | kryesore

Parashikimi i “The Economist”/ Në 2050 Shqipëria humbet çerekun e popullsisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj. Ky është parashikimi i një botimi special të përvitshëm që bën prestigjozia “The Economist” për gjëndjen e botës dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen (Tendencat e botës në vitin 2021/, kopertina lart).

Lexo me tej:


Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

Në artikullin që i kushtohet Ballkanit, të shkruar nga njohësi i mirë i këtij rajoni, Tim Judah, vihet theksi në mpakjen e popullsisë të vendeve gadishullit tonë që vjen për dy shkaqe kryesore: Emigrimin masiv dhe rënien drastike të lindshmërisë që ka zbritur në shumë më pak se dy fëmijë për çift.

“Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%” shkruhet në artikull ku theksohet: “Që nga periudha e rënies së komunizmit dhe fundit të luftërave në Jugosllavi, banorët e Ballkanit bënë më pak fëmijë dhe emigruan masivisht Një të favorizuar edhe nga mungesa e fuqisë punëtore në rajone të caktuara të Evropës, si Gjermania.

Shifrat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në të gjithë rajonin: “Lidhur me lindjet, numri mesatar i fëmijëve për çdo femër është 1.37 në Shqipëri dhe 1.26 në Bosnjë dhe Hercegovinë – d.m.th. ndër më të dobëtit në botë, larg pragut të rinovimit gjeneratave që kërkon së paku 2.1 fëmijë për grua” shkruan Tim Judah. 

Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

Këto fenomene jo vetëm sjellin një paksim dhe plakje të shpejtë të popullsisë, por ato mbi të gjitha, sipas “The Economist”, pengojnë edhe një planifikim afatgjatë të prioriteteve të vendeve që preken nga tkurja e popullsisë. Duke mos ditur trendin e zhvillimit askush nuk mund të mendojë se çdo të bëhet me shkollat e ardhshme fillore apo me politikat e pensioneve.

©Lapsi.al

 

 

 

18 Comments

  1. Nese nuk do kete rotacion, jo vetem qe nuk do pritet viti 2050, por edhe renja e popullsose do jete me shume se 25%. Plani per mpakjen e popullsise shqiptare me mbi 25% do realizohet brenda vitit 2025

  2. Qellimi kryesor i Rilindjes eshte zbrazja e Shqiperise nga shqiptaret ne nje kohe sa me te shkurter.

    Me kete ritem nqs per fatkeqesine tone arrin te rrije ne pushtet edhe per nje mandat atehere

    ky qellim ogurzi shkon drejt realizimit. deshperimi ne mase se kjo murtaje do te largohet

    ndonjehere me mjete paqesore do beje qe opozita ose te shperndahet ose te jete nje mercenare

    ne sherbim te pushtetit dhe njerzit do ti kthejne kurrizin Shqiperise per te kerkuar mundeesi

    te tjera per te jetuar dhe enderra e Rilindjes per te pasur Shqiperi pa shqiptar do behet realitet.

    Thone qe shpresa vdes e fundit dhe le te shpresojme se popullin shqiptar qe nuk e mposhten

    perandorite me te fuqishme te koherave , nuk do ta mposhtin as keta pushtues te rinj.

    1. Nuk ka faj Rama qe i quan keto media Kazan, po si mor palo gazetar vetem ne 2019 jane larguar nga Shqiperia mbi 50 000 persona. Duke bere dy llogari te thjeshta nuk te dalin hesapet. Pastaj ku dreqin e gjetet popullsine e Shqiperise ju 3 Milion, apo numeroni dhe emigrantet?
      Do jete nje fat shum i madh nese popullsia ne 2050 do te reduktohej vetem me 50%, se me kete ritem qe ja kemi nis ne 25% e arrijme ne 5-6 vitet e ardhshme.
      O njerez po iken gjith rinia e shkolluar, ne Shqiperi jane duke ngel vetem pleqt (mbi 45 vjec) dhe te pa aftet.

  3. Shqiperi e gjore moj Shqiperi e shkret,
    fort rende vuan nga Ramat ne pushtet,
    na ishte nje Ram tjeter para nja 30 vjet,
    nga varferia kudo e perzuri rinine krejt,
    dhe ja nje tjeter Ram serish ne pushtet,
    nga rinia e zbrazi kete Shqiperi komplet,
    300 mije vende pune ky gallof premtoi,
    dhe dy-fishin pastaj me varferi e largoi,
    o popull shqiptar ne do vehten te shpetosh,
    kete rrac-qelbesir Ram duhet ta shkelmosh!

  4. Do hikin tgjith shqiptaret te marrin pak ajer “te huaj”, pak vitamine B kompleks me shume, se ju “mungon”…

  5. Jo mo se ja ka fut kot the economist se ja sa te vij Lulushi ne pushtet do kemi bum ekonomik dhe do kthehen gjithe te ikurit,madje do vine emigrante nga Gjermania,Franca,Italia,keshtuqe fale Lulushit dhe Mones popullsia do trefishohet…

    1. C’hyn Mona me Lulushin ktu, mo! Te hyfte sufllaqja nbyth!!! Apo s’plotesohet piktura pa i futur dhe kta bashke me kryesorin, Edi Koke tollumbin!

  6. Shqiperia mund ti humbi, por nje komb tjeter do ti fitoje, ose ato njerez qe do te ikin do te fitojne te drejta qe Shqiperia ti mohon ose mungon.

    Une mendoj se ikja dhe kontributi ne nje shtet te vertete eshte vlere personale, Per Shqiperine te mendoje rastesia dhe politikanet.

  7. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

    Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë!

  8. Sa me teper mundohet ta fshehe ate marrveshje me Greqine Rama, aq me mire e zbulon marrveshjen e kryer Greqia! Nejse, Rama ben te veten. Rren. Ashtu si kur rrejti se ka paditur per shpifje gazetarin Tilde te BILD e me pas doli bllof. Ohu, Rama edhe nje video perleshje ne Algjeri e shiti si perplasje polici-protestues ne Spanje!
    Nga ekonomia, financat, Rama nuk ka fare haber ama per Rrena eshte i lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu