• |
ide | kryesore

Pirlo kujdes, Nagelsmann kërkon të drejtojë CR7: “Duhet të jetë vërtetë një bishë në stërvitje”

-Instant, Sport



Në Bundesligë, këtë vit, kampionati është më i hapur se kurrë, me Bayern që udhëheq klasikifimin me ‘vetëm’ dy pikë avantazh ndaj Leverkusen e sidomos ndaj Leipzig, që pas gjysëmfinales së Champions të vitit të kaluar, kandidohet për ti rrëmbyer Meisterschalen bavarezëve. Një skuadër shumë ambicjoze ajo e Red Bull, ashtu si shumë ambicjoz është edhe tekniku i tyre i ri, Julian Nagelsmann, që dëshiron ti grbisë titullin Flick: “Nëse dëshiron të hipësh në shkallën më lart, duhet të fitosh ndonjë gjë” ka thënë gjermani për Bild.

“Me përjashtim të kampionatit under-19, unë ende nuk kam fituar asgjë – vazhdoi Nagelsmann – Kështu që ka shumë kolegë para meje. E mendoj veten si një trajner me talent që dëshiron të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme e që ende ka shumë potencial. Nuk duhet patjetër të votohem si trajneri më i mirë në botë për një vit, por një ditë të konsiderohem si një nga trajnerët më të mirë”.

“E për të fituar titullin na mungon ende vazhdimësia – vlerësoi ai – Nuk duhet të na ndodhë më të kemi oshilacione të forta rendimenti, si në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Nëse jemi të përqendruar si aktualisht, mund të luftojmë për titullin”.

Ambicje fituesi për teknikun, ashtu si Cristiano Ronaldo, që Nagelsmann ëndërron një ditë ta drejtojë nga pankina: “Të stërvis Cristiano Ronaldon do të ishte shumë interesante. Nëse e sheh nga jashtë, shpesh sheh vetëm një njeri që vendos në Instagram fotot e tij nga varka. Por ajo që më ka thënë Sami Khedira mbi impaktin profesional të Ronaldos në punë, për shembull, është impresionues. Duhet të jetë vërtetë një bishë në stërvitje, gjithnjë i pari që vjen e i fundit që ikën. Është kjo që më thonë, duhet të jetë një djalosh i jashtëzakonshëm, një mix ekstremisht premtues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *