• |
ide | kryesore

Video/ Laçi i bën dëm vetes, humb penalltinë, por i anullohet një gol: Kastrioti imponohet mes polemikash

-Instant, Sport, Video



Ndeshja e kthesës për Kastriotin, kthim tek problemet për Lacin, në një 90 minutësh të luftuar që në fund nxorri fitues të besuarit e Ramzadan Ndreut 1-0. Një ndeshje e luftuar, ku nuk kanë munguar polemikat e pengjet, sidomos për penalltinë e humbur nga Xhixha, që mund ti ndryshonte fatet sfidës dhe ti evitonte Duros humbjen.

Dy skuadrat e treguan që në fillim dëshirën për të marrë rezultat, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura, duke bërë që të shpenzoheshin mundësi të mira, sidomos nga Xhixha e Harmon. Por atë që nuk e bënë kurbinasit e bëri Indrit Prodani, që zgjidhi ndeshjen në minutën e 21’, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë, për ta çuar atë në rrjetë. Laçi reagoi me dëshpërim, në kërkim të barazimit që mund të vinte në minutën e 29’, kur arbitri Andi Koçi akordoi një penallti, edhe pse pamjet e tregojnë të dyshimtë. Ndoshta është hera e parë që Duro qan mungesën e Nwabuezes, sepse Xhixha tregohet i pasaktë nga pika e bardhë, duke goditur mbi traversë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Laçin, që tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, por pa sukses, pasi Xhixha u ndal të shtylla dhe nga Bojom në minutën e 81’. Në minutën e 87’ Harmon gjeti golin e barazimit, pas një krosimi nga goditja e këndit, por u anulua nga arbitri, pasi topi kishte dalë fillimisht jashtë. 1 minutë më vonë, Kastrioti mbeti me 10 lojtarë, pasi Emiljano Çela u ndëshkua me karton të kuq, por përsëri kurbinasit nuk ia dolën të gjejnë golin, duke dalë të humbur nga fusha. Kastrioti parakalon pikërisht Lacin në renditje, duke u ngjitur në vendin e 5, dy pikë para Duros, që humb një shans të mirë për ti dhënë vazhdimësi të tijve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *