• |
ide | kryesore

Video/ Partizani është anti-Vllaznia: Daja tupëron Gegën me 4 gola që e fut Kukësin në histori

-Instant, Sport, Video



Partizani i shkakton një humbje historike Kukësit, duke e ndëshkuar me një 4-1 që e katapulton skuadrën e Ilir Dajës në vendin e dytë, gjashtë pikë larg Vllaznisë kryesuese. Të kuqtë i kanë dhënë një tjetër leksion të hidhur Skënder Gegës, që del kokë ulur përballë skuadrës që dy vket më parë e shpalli kampion. Kjo është humbja më e thellë që ka pësuar ndonjëherë Kukësi në Kategorinë Superiore.

Daja improvizoi Brojën në qendër të mbrojtjes për të mbuluar mungesën e Belicës, por kryeqytetasit nuk dhanë asnjë shenjë dobësie, duke marrë një tjetër fitore me peshë, si një paralajmëim për të gjithë kundërshtarët. Asani, Bitri, Bardhi dhe Mala ishin autorët e golave për Partizanin, që e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë. Ka shërbyer pozitivisht polemika e teknikut me Asanin, që në dy javët e fundit, pikërisht pas debatit, është kthyer titullar, duke qenë protagonist absolut. Penalltia e Ibraimit në kohën shtesë nuk e shpëton dol Kukësin nga një humbje që e largon edhe më shumë nga objektivi titull.


Kukësi del i mundur keq nga fusha: kurrë më parë nuk kishte pësuar kaq në kampionat, por sic duket pikërisht Partizani di të zbërthejë prapavijën e veri lindorëve, që 4 gola i kishte shënuar edhe vjet në Superkupë (4-2). Skuadra e Dajës ngjitet tani në kuotën e 19 pikëve, duke kapërcyer me dy distanca pikërisht blutë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *