• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Krujë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Qerek, Krujë, ku M. T., 31 vjeçe, teksa udhëtonte ma makinën e tij ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *