• |
ide | kryesore

Basha: Arsyet që Rama dështoi me sjelljen e vaksinës anti-Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon qeverinë se ka dështuar me përpjekjet për të sjellë në vend vaksinën kundër Covid. Në një intervistë për Syri Tv, Basha tha se Rama nuk ka mundur të shfrytëzojë mundësitë që jep marrëdhënia me Bashkimin Europian duke transferuar fondet e tjera në funksion të vaksinave.

“Ka një instrument Shqipëria që quhet instrumenti i paraaderimit i cili ka fondet dhe këto fonde vendeve anëtare shumë më herët duhet t’ju ishim përqasur dhe duhet t’ju kishim thënë: “Shikoni, për fat të keq këtë vit ne nuk mund të investojmë në ujësjellësin që kishim planifikuar të investonim me këto para as në ndërtimin e kapaciteteve të departamentit të administratës publike sepse këtë vit njësoj si në vendin tuaj edhe në vendin tim problem kryesor është pandemia.

A ka mundësi që këto para, që në fakt janë të taksapaguesve tuaj të m’i konvertosh në vaksina? Se unë e di që ti ke marrë më shumë vaksina, ke porositur vaksina më shumë se sa të duhen” – tha Basha që shtoi se kjo negociatë duhet të kishte nisur prej muajsh siç e kanë nisur vendet e rajonit.

“Prandaj Shqipëria ka mbetur në bisht sepse edhe për këtë çështje shumë të rëndësishme siç ua thashë ky nuk ka sjellë as vaksinat kundër gripit normal jo më vaksinat kundër COVID-it. Thelbi i saj është që si në çdo fushë tjetër edhe në fushën e menaxhimit të COVID-it Edi Rama është një dështim i pakrahasueshëm më çdo kryeministër tjetër të rajonit” – tha Basha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po ti sikur u mburre para nja 3 javesh se ke biseduar me politikanet europiane per ceshtjen e vaksinave dhe ke premtimin e tyre per kete gje.
    Nuk e mbajten premtimin ata politikanet qe takove ?

  2. Eh moj Lule…. dole dhe bere turizem me parate e PD dhe askush nuk ta hapi deren. U ktheve dhe bere ca deklarata as mish as peshk dhe tani hapesh si vaji ne lakra te TV e Zenit,

  3. Po ti sikur po flisje ne tel per tna sjell vaksina o luli? Ca u be? Apo je tu ly floket se u lodhe?

    Kokrra bythqirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *