• |
ide | kryesore

Basha: Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme punësimi i rinisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha tha gjatë takimit me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës se sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i potencialit të rinisë në një mundësi punësimi dhe zhvillimi për vendin.

Basha theksoi se kjo do të frenojë ikjen e rinisë nga vendi, ndërsa shtoi se për ta bërë të mundur një gjë të tillë duhet të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare. Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet. Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Bujqësor. Basha shtoi se që të bëhet e mundur kjo duhet që të gjithë së bashku, rinia dhe të gjithë shqiptarët, të korrigjojnë gabimin e vitit 2013. Për Bashën mosndryshimi që kërkojnë shqiptarët do të ishte me pasoja fatale për vendin. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

    Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *