• |
ide | kryesore

Cameron Diaz nënë në gjysmën e dytë të jetës: Duhet të jetoj 107 vjet

-Instant, Paparazzi, Slider



Në dhjetor të vitit 2019, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë.

Duke qenë se aktorja asokohe ishte 47 vjeçare, lajmi u bë hit në internet, kurse ajo u dha shpresë të re fermave që të mos heqin dorë nga amësia. Tashmë ka kaluar një vit prej se u bë nënë, ndërsa Diaz ka vendosur t’i ndajë përvojat e saj dhe të rrëfejë se si është të bëhesh nënë në moshë të vonshme. Në një intervistë të mëhershme, ajo ka thënë se shoqërimi me vajzën është një formë e vërtetë e parajsës. Aktorja përpiqet ta shijojë secilin moment, sepse çdo ditë nga ngritje dhe rënie, kurse fëmija i saj ndryshon secilën ditë.

 “Njerëzit martohen dhe krijojnë familje në rini. Unë po e bëj këtë në gjysmën e dytë të jetës. Më pëlqen fakti që më në fund jeta ime është private, megjithëse ekziston një presion i caktuar edhe në amësinë e vonshme”. “Kështu, më duhet të jetoj rreth 107 vjet. Por, pa presion”, ka deklaruar Diaz duke shtuar se padyshim kjo është periudha më e lumtur e jetës së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *