• |
ide | kryesore

Drekë vdekje në Krujë, gjobiten pronarët e dy lokaleve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronarët e dy lokaleve në Krujë janë gjobitur me 1 milionë lekë secili pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Njoftohet se dy subjektet në fjalë kanë organizuar ceremoni mortore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Kështu, me masë administrative 1.000.000 lekë, u gjobit K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë. Po ashtu, në pranga është vënë edhe 29-vjeçari B. Xh., banues në fshatin Larushkë, Fushë Krujë pasi në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *