• |
ide | kryesore

Gara për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese/ KED mblidhet sot për të vlerësuar kandidaten Sonila Bejtja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

KED sot do të mblidhet për anëtarin e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Në garë për këtë post është vetëm kandidatja e lejuar më parë, Sonila Bejtja pasi Altin Binaj u zgjodh si i 5-ti.


Sipas njoftimit zyrtar, KED sot interviston, vlerëson, pikëzon si dhe bën renditjen për këtë garë. Pritet që në fund të miratohet edhe lista përfundimtare që i çohet Presidentit për dekretim.


Disa ditë më parë me emërimin e Përparim Kalos nga Meta, Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin falë plotësimit të kuorumit me 6 anëtarë. Pritet të shihet nëse brenda 2020 Gjykata Kushtetuese do të bëhet me 7 anëtarë apo do t’i lihet 2021.

2 Comments

  1. Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

    Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

    Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu