• |
ide | kryesore

Hallaçi në krye të Kukësit: në katër javë mori më shumë pikë se Gega në 7

-Instant, Sport



Nuk është më Skënder Gega, por është Rrahman Hallaçi: tek Kukësi në fakt janë mësuar me këtë lloj ndryshimi, i detyruar herën e parë për shkak të infektimit të teknikut tropojan me Covid 19 e tashmë për shkak të dorëheqjes së Gegës, pas humbjes historike me Partizanin. Presidenti i Kukësit Safet Gjici e ka konsideruar të nxituar largimin e Gegës, por ndoshta edhe kaq i nxituar nuk është.

E konfirmojnë këtë shifrat e fiksuara në 11 javë nga tekniku dhe asistenti i tij, Hallaci, i promovuar me kohë të plotë si trajner i parë i skuadrës. Në katër javët që Hallaci drejtoi Kukësin blutë morën 10 pikë duke ruajtur pathyeshmërinë dhe duke u katapultuar nga vendi i fundit ku e kishte lënë Gega, me dy humbjet radhazi në dy javët e para, në vendin e dytë të renditjes.

Bilanci në këtë rast flet vetë: 4 humbje, dy fitore e një barazim për teknikun tropojan, shifra që nuk justifikojnë absolutisht pretendimet e klubit dhe statusin me të cilin vinte Gega. Përllogaritjet thonë 7 pikë në 7 javë për Gegën, 3 më pak se Hallaci që e ka drejtuar skuadrën në tre ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *