• |
ide | kryesore

Korea e Jugut e alarmuar prej variantit të ri të COVID-19, nxitohen të kryejnë vaksinimin

-Instant, Lajme, Planet

Koreja e Jugut, vendi shembull i luftës ndaj pandemisë muaj më parë sot po vuan nga rritja e shifrave të COVID-19 duke arritur në fundin e dhjetorit kulmin.


Autoritetet janë alarmuar prej variantit të ri të COVID-19 pasi rasti i parë u pikas këtë të hënë, i lidhur me Britaninë e Madhe nga u zbulua dhe varianti.


Menjëherë po bëhen përshpejtime për të nisur sa më shpejt programin e vaksinimit masiv ndërkohë që janë pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, kurse ata që vijnë nga Afrika e Jugut duhet me patjetër të kryejnë testin sapo prekin tokën koreane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.