• |
ide | kryesore

Kosovë/ 8 viktima dhe 181 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë regjistruar 8 vdekje për shkak të COVID-19.

Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.

Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9.515.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *