• |
ide | kryesore

Me pizhama në pankinë: fitorja e Boca Juniors ‘harrohet’ nga imazhi i Tevez

-Instant, Sport



Një fitore 3-0 nga ana e Boca Juniors kundër Huracan. Dy gola të Ramon Abila e një i Obando i ka lejuar Xeneizes të fitojë lehtësisht edhe pa lojtarin e tyre më të mirë Carlos Tevez. 10 argjentinas nuk ishte i disponueshëm për të luajtur por i ndoqi shokët e tij gjithësesi nga pankina me shumë kujdes në cdo moment të ndeshjes.

Ajo që është e cuditshme, se megjithë impenjimin për ti dhënë mbështetjen e tij skuadrës, pikërisht Apache i mori vëmendjen fitores së Bocas. Motivi? Veshja e zgjedhur për të ndjekur sfidën. Në rrjetet sociale, në fakt, mediat argjentinase e shumë të apasionuar pas futbollit janë përqendruar në veshjen shumë të vecantë të futbollistit. Tevez është prezantuar me një komplet, fanellë e pantallona vërtetë origjinale. Ngjyrat si ato të Bocas, por që gjithësesi nuk kanë bindur askënd.

“Përsé Tevez është me pizhama?”, kanë shkruar tifozët në rrjetet sociale. Të shumtë komentet edhe në një postim në Instagram e medias TycSports që ndjek me kujdes cështjet në shtëpinë e Bocas që, përvecse është përqendruar tek ndeshja ka përfituar për ti kërkuar tifozëve mendimin për imazhin e numrit 10.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *