• |
ide | kryesore

Meta: Pse jam i shqetësuar për negociatat për detin me Greqinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se mbetet i vendosur që në negociatat me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar duhet një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Në një intervistë për Vizion Plus, meta tha se për këtë çështje, ka bërë gjithmonë përpjekje, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë. Meta ka komentuar edhe vendimin e Athinës për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

“Lidhur me aktin më të fundit, mund të them që po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive” – tha Meta duke mos i kursyer kritikat për qeverinë për mungesë të transparencës.

“Kjo çështje është hapur edhe më parë në një mënyrë, jo shumë të qartë dhe jo transparente. Për çdo përfaqësues të institucioneve shqiptare është e rëndësishme, që në sjelljen dhe qëndrimet publike të mbrojë gjithmonë interesat e vendit. Në këtë drejtim ka nevojë për shumë më tepër përgjegjshmëri dhe përmbajtje nga çdo aktor.

Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkaloj përgjegjësit e tij” – tha Meta.

“Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje. Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje” – shtoi kreu i shtetit që u tregua i rezervuar që të bëjë komente për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Kjo është një çështje që rezervohem të shprehem më shumë publikisht. Si President, i kam bërë të gjitha veprimet në mënyrë më të qartë, më të dokumentuar dhe më zyrtare, për të kontribuar për zgjidhjen e saj parimore, të drejtë dhe afatgjatë” – tha Meta. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. DREJTUAR KRYEMINISTRIT

    @ [TIMONIER shkurt TIMI]

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia zgjerohet me dekret vetem ne Detin Jon, por nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.
    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI S’DI APO S’DO.

  2. Çdo gjyq ka gjithmnë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek dhe një me atë shqiptarë. Pra kemi qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë Marrëveshjen e 2009 dhe qeverinë shqiptare që do një interpretim të ri.

    Tani ne duhet të presm se kush do fitoj, aleanca e qeverisë Greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i qeverisë shqiptare.

    Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitoj një palë shqiptare ka për të fituar, ose qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me qevernë greke që duan atë det që na la Marrëveshja e 2009.

    Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës

    1. RAMES – METES – BASHES)
      Dhe gjithe servileve pas tyre.

      Pse nuk çoni ne Gjykata Nderkombetare Problemet e Medha te shekujve XIX dhe XX Shqiptaro – Greke??????????

      Pse çoni ne Gjykate Nderkombetare çeshtjen e re (zee) qe nuk eshte urgjente per Shqiperine??????????

      Ç’ BARAZIM MOR TE MJERE??????????

      KUSH JU DETYRON??????????

  3. QEVERITË SHQIPTARE (PS – LSI – PD) KANË QËNË DHE JANË ZBATUESE TË AXHENDËS SË GREQISË.

    1. Me shume urgjence dhe shume shpejtesi duhet te zgjidhen midis Shqiperise dhe Greqise Te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe te shekullit XX, madje per ato Çeshtje dhe Probleme, si pergjegjese dhe shkaktare direkte, per mohimin qe ka bere dhe ben Greqia qe me formimin e saj si shtet, per rendesine dhe prioritetin qe kane per Shqiperine dhe Shqiptaret, per kohen e gjate qe ka kaluar dhe per radhen e padiskutueshme qe kane, ne si Shtet Shqiptar duhet te pergatitemi te shkojme sa me shpejt ne Gjykatat Nderkombetare.

    2. Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Traktatet dhe Protokollet Nderkombetare 1913, 1925, 1926.

    3. Çeshtja e shelfit kontinental dhe zee eshte nje çeshtje shume e re Shqiperi – Greqi e shekullit XXI: qe nuk eshte fare urgjente dhe obligative per Shqiperine; qe nuk kerkon dhe nuk ka pse te realizohet nje zgjidhje e shpejte, e gabuar dhe e demshme per Shqiperine; qe natyrisht nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Toka Kontinentale; qe nuk eshte askund dhe absolutisht ndonje parakusht as me shkrim e as verbal i Bashkimit Europian per Shqiperine, por nje parakusht dhe shantazh i dukshem i Greqise per Shqiperine; dhe eksperienca boterore na tregon qe shume shtete te tjera fqinje per shelfin kontinental dhe zee kane qene ne bashkebisedime madje 50-100 vjeçare; prandaj as aktualisht dhe minimalisht as ne 10 vitet e ardhshme nuk ka pse te shkohet fare per shelfin kontinental dhe zee ne asnje Gjykate Nderkombetare. (Pra nuk ka pse te shkohet fare sipas urdherit, deshires, axhendes se Shtetit Grek dhe qeverive 30 vjeçare vasale te djathta & te majta shqiptare).

    4. Perfundimisht, vetem pasi te jene zgjidhur drejtesisht: Te Gjitha Problemet dhe Çeshtjet e Akumuluara (Pika 1.), te cilat jane shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekujve XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, me bashkebisedime te frytshme dhe me Gjykata Nderkombetare ; pasi te kemi shporrur nga skena dhe te kemi çuar prapa hekurave nje pjese te madhe te kastes politike 30 vjeçare pergjegjese, te korruptuar, te shitur dhe antishqiptare nga Gjykatat tona Kombetare; dhe pasi te kemi pergatitur nje grup specialistesh shume te afte te fushes juridike, gjeologjike, topografike per percaktimin e Shelfit Kontinental dhe te drejten e detajuar per brigjet dhe gjiret detare; atehere per kete çeshtje shume te re te shekullit XXI ne si shtet shqiptar mund te fillojme bashkebisedimet me fqinjin e jugut dhe si çeshtje aspak urgjente dhe aspak obligative per Shqiperine mundet pas 1 shekulli brezat e ardhshem nqs nuk e zgjidhin dualisht me fqinjin mund te shkojne edhe ne ndonje Gjykate Nderkombetare.

    SHËNIM:
    Ne shqiptaret e tanishem le te shfrytezojme, te administrojme me drejtesi dhe efikasitet teknologjik burimet fosile, qe kemi fat, pra ato te naftes dhe gazit ne Toke; jo thjesht per nevojen e teknologjise shume me te avancuar ne det, por edhe per respekt te brezave qe do te vijne dhe per nje zhvillim inteligjent e sostenibel, ne brezat e tanishem nuk kemi pse te shfrytezojme me shume urgjence rekurset dhe pasurite nendetare te krijuara gjate evolucionit te planetit pas lindjes se jetes gjate gjate 4 miliarde vjetesh, por duhet t’i trashegojme miresisht te brezat tane te ardhshem.

  4. Edhe meta paska frike mga gregu ose shume lejla do kete marre si shoket . Na doli berisha me saglkam nga te gjithe qe antarsoi shwiperine ne nato dhe liberalizoi vizat nen qeverisjen e tij. Si meta dhe rama nuk jan kerkund me arritje dhe bilanci zero me bisht.

  5. Në marëveshjen e parë për ndarjen e detit, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë pretendimin e grekëve për të marë një hapsirë më të madhe se 6 milje.
    Në marveshjen e Ramës, u mbajtë e fshehtë gjithshka e doli se ai paskej qenë dakord me pretendimin e grekëve që në detin Jon të marin dyfishin, 12 milje.
    Kaq është historia.
    Shoh një teveqel që poston të njejtin koment për gjyqe me dy palë, tre palë e shumë palë.
    Shqipëria nuk është as e Ramës, as e Berishës e as e Metës, por e të gjithë shqiptarëve.
    Janë vetëm dy palë që do të përballen me njera tjetrën në gjyq.
    Qveria shqiptare me ate greke.
    Grekët e kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për 12 milje, dhe Rama publikisht ka deklaruar se është dakord, “por do të shkojmë në gjykatë”
    Por nëse je dakord me pretendimin grek, atëhere përse u dashka shkuar në Gjykatën e Hagës ?
    Fjala e parë e juristëve të kësaj Gjykate do të jetë :
    – Meqë dy palët keni rënë dakord, atëhere përse keni ardhë tek ne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *