• |
ide | kryesore

Misteri/ Pse nuk u transmetua ne ABC sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri sondazhet për zgjedhjet janë të pakta, ndaj priten me një lloj interesi sa herë që ato zhvillohen. Një të tillë për zgjedhjet e 25 prillit e kishte lajmëruar edhe televizioni ABC me anë të një spoti publicitar që u transmetua për disa ditë në këtë ekran.

Sondazhi do të organizohej nga kompania izraelite Geo Cartography Knowledge Group. Ai do të publikonte 5 sondazhe mujore dhe exit poll natën e zgjedhjeve.

Sondazhi i parë ishte paralajmëruar të transmetohej këtë të hënë në emisionin “Log.”, por çuditërisht ky program ka pasur një debat për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Edhe gazetari Endri Xhafo që drejton këtë emision e kishte lajmëruar më herët në rrjetet sociale publikimin e këtij sondazhi.

Ajo që bie në sy është se spoti publicitar është zhdukur nga faqja e ABC në internet. Arsyet e anulimit të sondazhit mbeten ende të paqarta derisa organizatorët të japin një shpjegim. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Çdo gjyq ka gjithmnë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek dhe një me atë shqiptarë. Pra kemi qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë Marrëveshjen e 2009 dhe qeverinë shqiptare që do një interpretim të ri.

    Tani ne duhet të presm se kush do fitoj, aleanca e qeverisë Greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i qeverisë shqiptare.

    Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitoj një palë shqiptare ka për të fituar, ose qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me qevernë greke që duan atë det që na la Marrëveshja e 2009.

    Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës,nderhyrja e salihut dhe bashes bene qe ajo mos te trasmetohet

  2. Ik se je be si Lqe pesionisti o i pa emer te ka peshur rilindja ne serrat dhe shikimi jote eshte me miza. Sa per sondazhin seshte ber pagesa se ka qen i zen ramazani me pune

  3. E qarte, rilindja i ka hedhur shukun e parave izraeliteve dhe kjo pune u mbyll pa nisur. Por nuk kuptuam vertet del kaq hibret Ramsi e Lal zdromsi apo izraelitet kishin qellim thjesht shantanzhin dhe krefjen e milionave qe qeveria ka vjedh nga ne taksapaguesit.

    1. Shkullaku i ABC news ka mare leke? Nga Rilindja apo nga Luli?
      Sepse firma izraelite eshte prenotuar nga PD.
      Hapni syte njerez! Perndryshe nuk ju ka faj njeri kur te vrisni veten me 26 prill.

      1. Shkullaku ka nja 6 vite qe nuk eshte me tek ABC News. Mire se jeni te dhjere ju rilindoret, por edhe informacionet e fundit qe keni, jane nga koha kur Berisha ishte kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *